E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Misteri i vrasjes së Ilaria Sulës, pikat kyçe që mund të çojnë në zbardhjen e krimit

Radi Kalb nga Radi Kalb
12.04.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Misteri i vrasjes së Ilaria Sulës, pikat kyçe që mund të çojnë në zbardhjen e krimit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Jo vetëm nëna e babai, por edhe të afërm të tjerë të Mark Antony Samson dyshohet se e kanë ndihmuar 23-vjeçarin të fshehë trupin e Ilaria Sula, raporton Corriere.

Tashmë hetimi është fokusuar tek të afërimit e ish të dashurit të 22-vjeçares shqiptare, e cila pasi u masakrua me thikë nga i riu, u vendos në një valixhe dhe trupi i saj i pajetë u hodh nga një shkëmb.

Pasi rrëzua gënjeshtra e parë e Mark Samson se kishte vepruar i vetëm ndërsa prindërit nuk ishin në shtëpi (nëna rrëfeu se e kishte ndihmuar të pastronte gjakun, hetimet për të atin mbeten të hapura), hetuesit po punojnë për zbardhjen e krimit të kryer, të mbushur me mister.

Celulari

Kyçe për zbardhjen e vrasjes së Ilarias, edhe pse do të marrë pak kohë, është ajo e përmbajtjes së telefonit të vrasësit, i cili kishte tentuar të merrte kompjuterin e ish-të dashurës së tij (para se ta vriste) dhe më pas zhduku telefonin e Ilaria Sulës, pasi dërgoi mesazhe në emër të saj, si edhe bëri postimet në rrjetet sociale të viktimës.

Çfarë po përpiqej kaq shumë të fshihte Samson?

Një nga dy shoqet, me të cilat Mark kaloi kohë në javën pas vrasjes së studentes 22-vjeçare, tha se ai e kishte ndjekur fshehurazi disa herë Ilarian kur lidhja e tyre ishte në krizë.

A ka mundësi që vrasja të jetë pasojë e një përndjekje që vajza e kishte fshehur edhe nga miqtë e saj?

Kamerat

Të dhënat e tjera “teknologjike” kanë të bëjnë me vëzhgimin e të gjitha kamerave të sigurisë të gjetura përgjatë rrugës që supozohet se ka ndjekur Samson për të shkuar dhe për të hedhur trupin e studentes shqiptare në luginën në zonën e Capranica Prenestina.

Deri më tani, vetëm disa pajisje të instaluara kanë regjistruar fuoristradën e familjes së Mark në atë zonë, me targa të regjistruar dy herë, mes orës 18 dhe 19 të datës 26 mars.

Nuk ka kamera sigurie rreth shtëpisë autorit në Via Homs për të ndihmuar hetimet dhe për të pasur një imazh më të plotë të Ford Puma, duke përfshirë se kush ishte brenda mjetit, që do ishte thelbësore për të përcaktuar se kush e ndihmoi Mark.

Gjurmët e gjakut

Më pas janë provat e mbledhura gjatë kontrolleve të përsëritura në vendin e vrasjes ditët e fundit.

Në veçanti, gjurmët e gjakut mund të zbulojnë shumë dhe janë kërkuar në dhoma të tjera, në rroba, mobilje dhe tashmë janë gjetur në një palë këpucë. Shpërndarja e këtyre gjurmëve në shtëpi mund të vërtetojë dyshimin se në banesë ndodhej edhe babai i vrasësit, të paktën për një fraksion të kohës, gjatë orëve në të cilat edhe Ilaria ndodhej aty, e gjallë apo e vdekur.

Ora e vdekjes

Më në fund autopsia. Ekzaminimi mjekoligjor deri më tani ka zbuluar vetëm numrin e plagëve me thikë në qafë të vajzës, që janë 3, dhe ka konstatuar se vdekja ka ndodhur brenda pak minutash për shkak të hemorragjisë.

Plagë të tjera Ilaria kishte në krahë, shenjë se ajo mund të jetë përpjekur të mbrohet. Por nuk mund të jepet një datë e caktuar për kohën e saktë të krimit, pasi ka kaluar shumë kohë nga gjetja e trupit.

Ilaria kishte stomakun bosh, sikur të mos kishte ngrënë ende darkë apo mëngjes. Ngushtimi i kornizës kohore të vrasjes do të ishte gjithashtu një e dhënë kryesore për praninë e bashkëpunëtorëve të mundshëm./korrieri

Para

Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?

Pas

SPAK zbarkon në Fier, Dumani porosi prokurorëve KUNDËR krimeve zgjedhore

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
Mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

Mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

08.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

09.10.2026
10.3k
E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

08.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.