E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

FAKTET/ Si i përdori Vangjel Tavo fondet publike për fushatën e PS dhe Vullnet Sinajt në Himarë

Korrieri nga Korrieri
05.05.2025
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider
A A
FAKTET/ Si i përdori Vangjel Tavo fondet publike për fushatën e PS dhe Vullnet Sinajt në Himarë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

FAKTET/ Si i përdori Vangjel Tavo fondet publike për fushatën e PS dhe Vullnet Sinajt në Himarë

Në prag të sezonit turistik 2025, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, është përfshirë në një skandal të ri financiar, ku dyshohet për përdorim të fondeve publike në funksion të fushatës elektorale.

FAKTET/ Si i përdori Vangjel Tavo fondet publike për fushatën e PS dhe Vullnet Sinajt në Himarë

Me një fond prej afro 100 mijë eurosh, Tavo organizoi një seri aktivitetesh kulturore nën logon e çeljes së sezonit veror, ndërkohë që faktet tregojnë se mjetet financiare të qytetarëve mund të jenë përdorur për përfitime politike.

https://gazetakorieri.com/2025/05/03/i-dha-tenderin-fermerit-te-patateve-vangjel-tavo-harxhon-milionat-per-fushate-te-fshehur-ne-himare-nen-logon-e-celjes-se-sezonit-dhe-a-do-te-verifikoje-spak/

Tenderi për organizimin e aktiviteteve u fitua nga një bashkim i dy kompanive nga Pogradeci, “JOKLEN & CO” dhe “SHBB ELIA BUZAHISHTE 1998”, kompani pa eksperiencë në fushën e organizimit të eventeve: njëra merret me tregti skrapi dhe shërbime funerale, ndërsa tjetra me mbjellje patatesh. Ato konkurruan të vetme dhe fituan tenderin me një ofertë sa 99.9% e fondit limit, duke ngritur dyshime serioze për mungesë gare dhe favorizim.

Shuma e kontratës arriti në 9,973,000 lekë pa TVSH, një shumë shumë afër fondit të përcaktuar prej 9,983,333 lekë.

Në aktivitetin e organizuar, pavarësisht përpjekjeve për ta paraqitur si nismë institucionale, nuk munguan mesazhet e drejtpërdrejta politike nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, ndërsa në sfond dominonin simbolet dhe sloganet e kandidatit të mazhorancës në Himarë, Vullnet Sinaj. Madje, një parashutist u hodh në brigjet e Himarës me emrin e Sinajt, duke ekspozuar hapur lidhjen e aktivitetit me fushatën zgjedhore.

Kush financoi spektaklin e fishekzjarreve?!

Një tjetër pikë e errët në këtë organizim është fakti se nuk dihet ende kush ka financuar disa nga aktivitetet anësore që nuk janë përfshirë në preventivin e tenderit. Një shembull konkret është spektakli me fishekzjarre, i cili nuk është parashikuar në dokumentacionin zyrtar të kontratës së financuar nga fondet publike.

Nëse rezulton se spektakli është financuar nga kandidati Vullnet Sinaj ose të tjerë të interesuar në fushatë, atëherë do të jemi përballë një shkeljeje serioze të ligjit, që mund të klasifikohet si krim zgjedhor dhe të bëhet objekt hetimi nga SPAK.

Korrieri është duke mbledhur informacion mbi këtë çështje, e cila ka potencialin të kthehet në një skandal të madh publik dhe juridik.

Në kushtet kur SPAK ka nisur hetime për përdorimin e burimeve publike në fushatë në disa bashki, rasti i Himarës pritet të jetë në vëmendje të veçantë. Ekspertët vlerësojnë se përdorimi i fondeve publike për qëllime elektorale përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të drejtësisë.

Në një kohë kur sfidat ekonomike dhe sociale të qytetarëve janë akute, përdorimi i parave të tyre për interesa politike mbetet një akt i rëndë ndaj besimit publik dhe sundimit të ligjit./korrieri

Etiketat: fondet publikehimareTENDERIvangjel tavo
Para

U zhduk së bashku me fadromën pas shembjes së masivit të kromit, familjarët e 29-vjeçarit ende asnjë shenjë nga i riu pas 48 orësh! 

Pas

SPAK trondit Ajola Xoxën, komunikohet akuza e re

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Doktor Ilir Alihemehmeti, më fal që s’të votoj dot në 11 maj!

Ilir Alimehmeti gati të kandidojë për PD-në, për Bashkinë e Tiranës

11.11.2026
10.4k
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

14.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11.11.2026
10.4k
“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

15.11.2026
10.4k
Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.