E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

ANALIZË SHIFRASH/ Humbi Berisha apo fitoi Rama?

Korrieri nga Korrieri
13.05.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Berisha njofton heqjen e “non grata-s”, Rama e pason me lajmin e avancimit të negociatave për BE, PS-PD në “metrat” e fundit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shifrat janë kokëforta. Nëse në vitin 2021 Partia Socialiste mori 768,134 vota dhe nxori 74 deputetë, në zgjedhjet e vitit 2025, me 698,485 vota të marra brenda vendit (pa përfshirë diasporën), ka arritur të sigurojë deri më tani 82 mandate. Pra, më pak vota, më shumë pushtet.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, e bashkuar me ish-LSI-në (tani Partia e Lirisë), ka marrë 462,233 vota, një rënie dramatike me 160 mijë vota më pak krahasuar me rezultatin e vitit 2021, ku së bashku kishin siguruar rreth 622 mijë vota. Atëherë, PD doli me 59 mandate. Sot, pavarësisht bashkimit, ka më pak përfaqësim dhe më shumë humbje.

Kjo situatë, më shumë se një fitore e qartë e PS-së, po interpretohet si një “shuplakë elektorale” për dyshen Berisha–Meta. I pari ka humbur mbështetjen e gjerë të 2021-it, ndërsa i dyti, në vend që të ndihmojë koalicionin, duket se e ka tërhequr poshtë.

Në këtë panoramë, një tjetër viktimë e sistemit aktual janë edhe partitë e vogla. Deri tani, ato kanë grumbulluar 180,574 vota brenda vendit, por kanë arritur të nxjerrin vetëm 6 deputetë, ndonëse mesatarja për një mandat është 10 mijë vota. Kjo do të thotë se rreth 120 mijë vota shqiptare kanë shkuar dëm, pa asnjë përfaqësim.

Votat e këtyre partive — të ashtuquajtura “bishtat” — përfundimisht kanë përfituar partitë e mëdha, të cilat i kanë maksimizuar nëpër qarqe falë shpërndarjes rajonale të mandateve. Fituesja kryesore është PS-ja, ndërsa PD-ja e përfitoi pjesërisht efektin e këtij deformimi sistemik.

Nëse Shqipëria do të kishte një sistem kombëtar proporcional, rezultati do të ishte ndjeshëm më i drejtë dhe më gjithëpërfshirës. Por me sistemin aktual, deformimet janë të theksuara.

Për ilustrim: në Tiranë, në KZAZ nr. 40, tensionet mes partive ishin të pranishme dhe vëzhgues të forcave politike u nxorën jashtë qendrave të numërimit — një tjetër shenjë e kontestimit dhe trysnisë mbi procesin.

Pra, fitorja numerike e PS-së mund të mos jetë një triumf absolut, por humbja e thellë e opozitës, një opozitë që pavarësisht bashkimeve dhe emrave të mëdhenj, nuk arriti të rifitojë besimin e humbur. /korrieri

Para

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend, në Elbasan dhe Fier PD nuk plotëson dot listën e mbyllur 

Pas

Shehaj dhe Këlliçi, “duart në fyt” për mandatin e fundit në Tiranë: Po ndahet mes PD dhe “Mundësia”

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.