E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Vuçiç konfirmon se serbët po armatosin ukrainasit kundër rusëve

Korrieri nga Korrieri
30.05.2025
në Botë
A A
Vuçiç konfirmon se serbët po armatosin ukrainasit kundër rusëve
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Akuzat e Moskës ndaj Serbisë për shitjen e armëve drejt Ukrainës, kanë sjellë reagimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Menjëherë pas publikimit të raportit të inteligjencës ruse, kreu i shtetit serb nxitoi të justifikohej duke theksuar se do të ngrejë një grup punë për këtë çështje. 

“Ne kemi formuar një grup pune me partnerët rusë për të përcaktuar faktet. Disa nga gjërat e deklaruara në deklaratë nuk ishin të vërteta, siç është ajo në lidhje me kontratën e Republikës Çeke, për të cilën, nuk u dhanë leje dhe asnjë nga raketat nuk u dorëzua. Nuk janë dhënë leje për 44,000 raketa me rreze të gjatë veprimi dhe 24,000 raketa me rreze të shkurtër veprimi. Flitet se eksportet e armëve nga Serbia në Ukrainë po kalojnë përmes një vendi afrikan por Serbia nuk eksporton më armë, vetëm municione. Por, ka edhe një gjë tjetër, fabrikat tona duhet të jetojnë dhe të punojnë. Ne punësojmë rreth 24,000 njerëz në industrinë e mbrojtjes që varen nga ajo industri. Tani po i drejtojmë armët për të furnizuar ushtrinë tone”, tha ai.

Vuçiç kritikoi perëndimin pasi shpesh herë është sulmuar nga diplomatët në lidhje me afrimin e Serbisë me Putin dhe sidomos pas vizitës së këtij të fundit në paradën e 9 majit në Sheshin e kuq. 

“Javën e kaluar, u sulmova nga dy ambasadorë, të cilët thanë se ne eksportuam municione në Federatën Ruse përmes një kompanie turke dhe se municionet serbe u shfaqën në front nga pala ruse. Më është dashur të shpjegoj se nuk e di vërtet se çfarë ishte kontrata, as nuk është e mundur që unë të di gjithçka, por e dini, fabrikat tona duhet të jetojnë dhe të punojnë”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjeti kohën të sulmonte Kosovën dhe autoritetet atje duke krijuar idenë se në veri po ndodh një shpopullim i komunitetit serb. 

“Ata shpresojnë që shumica e popullit serb do të dëbohet nga veriu i Kosovës. Për një pjesë më të vogël në Perëndim dhe Lindje, ajo që po bën Kurti janë trazira. Ne duhet t’i kundërvihemi përpjekjeve të shqiptarëve për të fituar sa më shumë njohje me ndihmën e disa vendeve, veçanërisht të Turqisë, dhe së shpejti do ta informoj publikun për rezultatet e mira dhe të habitshme që një vend i vogël mund të arrijë në këtë luftë”.

Këto tensione mes dy aleatëve vijnë pas vizitës që zhvilloi presidenti serb Aleksandër Vuçiç në Rusi, ku përveç kremtimit të Ditës së Fitores ndaj nazistëve, u takua me homologun Vladimir Putin. Mes temave të trajtuara ishte dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Para

17 fëmijët e infektuar me salmonelë në Gramsh, shkak veza e kontaminuar 

Pas

Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta

Nga Kategoria

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?
Botë

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP
Aktualitet

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.3k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.