E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Turizmi/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1% në janar-prill, “bie” Kosova 

Korrieri nga Korrieri
02.06.2025
në Aktualitet
A A
Turizmi/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1% në janar-prill, “bie” Kosova 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në peshë janë të dytët pas Kosovës.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar-prill 2025 turistët nga Italia u rritën me 7.1 për qind më raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur shënonin mbi 281 mijë hyrje. Kjo tendencë parashikohet të mbetet e ngjashme edhe në vazhdim duke e lidhur këtë me afërsinë që kanë dy vendet por edhe me aksesin e thjeshtë përmes disa formave të transportit.

Italianët po preferojnë vendin tonë gjithmonë e më shumë për turizmin e fundjavave teksa tradicionalisht edhe turizmi shëndetësor dhe marrëdhëniet e biznesit kanë qenë prezentë. Ata janë grupi i dytë më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri, me 12.3% të totalit.

Kosova që në peshë mban vendin e parë, me 34% të totalit, shënoi deri në fund të prillit një total prej rreth 834 mijë hyrje me një rënie prej 6.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kur u duk se Kosova po “rikthehej” në normalitetin e saj pas 2024-ës kur hyrjet e shqiptarëve të Kosovës pësuan luhatje për shkak të liberalizimit të vizave duket se pranvera ka përsëritur të njëjtën luajtje.

Konkretisht marsi dhe prilli i këtij viti kanë shënuar rënie në raport me marsin dhe prillin e një viti më parë. Kosova është një treg që falë liberalizimit të vizave tashmë po eksploron si destinacione fundjave vende të tjera të Bashkimit Europian ndërkohë që edhe gjatë verës vitin e shkuar kishte një interes në rritje për vende si Greqia.

Në katër muajt e parë të këtij viti një pjesë e mirë e vizitorëve janë në rritje nga vende të ndryshme, kryesisht Europa një tendencë që është lakuar edhe nga turoperatorët.

Konkretisht hyrjet nga Gjermania ishin me një rritje 41.2 për qind, nga Franca 39.9 për qind, Zvicra me 20 për qind, Austria me 48 për qind. Po kështu në rritje ishin edhe hyrjet nga vende si Kina apo India edhe pse numrat e tyre janë modeste.

Në total deri në fund të prillit në vendin tonë hynë 2.44 milionë të huaj me një rritje 5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turoperatorët presin që edhe viti 2025 të ketë një ecuri pozitive të sektorit duke e bazuar këtë në sinjalet e dhëna nga kontratat me garanci të cilat janë në rritje, kërkesat nga tregjet e reja si dhe promovimi ndërkombëtar që vijon në mediat e huaja.

Në linja të përgjithshme turoperatotët presin që ky vit të ketë një rritje që luhatet mes 10-15 për qind. Grupet e organizuara me interes për Shqipërinë vijojnë të mbeten polakët, çekët, hungarezët, sllovakët, spanjollët teksa ata që po vijnë masivisht në formë individuale janë italianët por edhe vizitorë nga Europa Perëndimore./Monitor

Para

DETAJET/ Kid Kazazi i doli Gorgeas me armë, kush është i “famshmi” Eqerem Kazazi

Pas

Zbulohet skandali në Belgjikë/ 52 fëmijë u sollën në jetë nga dhuruesi me mutacion kancerogjen 

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.