E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

SKENARËT: Çfarë ndodh nëse Trump vendos të sulmojë Iranin apo të vrasë Ayatollahun? 

Korrieri nga Korrieri
21.06.2025
në Botë, Fokus
A A
SKENARËT: Çfarë ndodh nëse Trump vendos të sulmojë Iranin apo të vrasë Ayatollahun? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nëse SHBA bombardojnë një impiant bërthamor në Iran apo vrasin udhëheqësin suprem, kjo mund të ndezë një fazë më të rrezikshme dhe të paparashikueshme të luftës.

Nëse Presidenti Trump vendos të dërgojë bombardues amerikanë për të ndihmuar Izraelin në shkatërrimin e impianteve bërthamore në Iran, do të fillonte një fazë më e rrezikshme e luftës.

Dhe nëse SHBA kryen atentat ndaj udhëheqësit suprem iranian, siç Trump ka nënkuptuar se mund të ndodhë, nuk ka garanci se pasardhësi do të ishte më miqësor. Sistemi klerikal autokratik i Iranit ka mbijetuar prej gati 50 vitesh, pavarësisht protestave të shumta.

Shkatërrimi i objektit nëntokësor të Fordos nuk do të ndalte domosdoshmërisht programin bërthamor dhe mund ta shtyjë Iranin ta përshkallëzojë luftën.

Ja disa mënyra se si mund të zhvillohet lufta, sipas New York Times, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të angazhohen në sulm.

Irani mund të negociojë

Para sulmit të papritur të Izraelit, SHBA dhe Irani po diskutonin kufizime në pasurimin e uraniumit në këmbim të heqjes sanksioneve. Megjithatë, pas sulmit, negociatat ranë. Sërish, Irani ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të bisedojë.

“Nëse pas sulmit vjen një ofertë serioze, si heqje sanksionesh apo garanci paqeje, Irani mund të japë lëshime”, tha Vali Nasr i Universitetit Johns Hopkins. Por Trump ka kërkuar vetëm “dorëzim të pakushtëzuar”.

Irani mund ta thellojë programin bërthamor

Edhe pse Fordo është në qendër të vëmendjes, disa spekulojnë se Irani mund të ketë objekte sekrete. Pavarësisht goditjeve dhe vrasjeve të shkencëtarëve, Irani aktualisht nuk ka kapacitet për të ndërtuar shpejt një bombë, por mund të përshpejtojë drejt asaj rruge.

Irani ka paralajmëruar mundësinë e daljes nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore, i cili i ndalon prodhimin e armëve bërthamore dhe e detyron vendin të pranojë inspektime. Deri tani, Teherani ngul këmbë se programi është për qëllime paqësore.

Lufta mund të zgjerohet

Irani deri tani ka shmangur sulmet ndaj objektivave amerikane për të mos e futur SHBA-në në luftë. Por nëse Trump godet, Irani mund të reagojë fuqishëm, duke përfshirë edhe mbylljen e ngushticës së Hormuzit.

Grupet aleate të Iranit në rajon, si Houthi-t, Hezbollah apo milicitë në Irak, nuk janë përfshirë akoma, por mund të aktivizohen.

Diskutimi për ndryshim regjimi

Trump tha se SHBA po shqyrton vrasjen e ajatollahut Khamenei. Netanyahu u shpreh se ndërrimi i regjimit mund të jetë rezultati i kësaj lufte. Por nëse Khamenei vritet, nuk ka siguri se regjimi bie.

Trupat e Gardës Revolucionare mund të marrin kontrollin dhe të vendosin një figurë më radikale. Disa frikësohen se Irani mund të zhytet në kaos apo luftë civile.

Populli iranian mund të ngrihet sërish

Netanyahu i bëri thirrje popullit iranian të ngrihet kundër regjimit. Protestat si “Grua, Jetë, Liri” në vitin 2022 tregojnë pakënaqësinë e madhe. Por në çdo rast, regjimi ka reaguar me dhunë brutale.

Disa iranianë fillimisht përshëndetën sulmet izraelite si dëshmi të dështimit të qeverisë. Por me rritjen e numrit të viktimave civile dhe panikun që ka përshirë qytetet, ndjenjat anti-izraelite po forcohen.

Rrjetet sociale iraniane janë mbushur me mesazhe patriotike kundër ndërhyrjes së huaj, edhe nëse jo domosdoshmërisht në mbështetje të regjimit.

Para

Trump i përgjigjet Iranit: Është e vështirë t’i kërkosh Izraelit të ndalë sulmet, Europa nuk ndihmon dot 

Pas

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve!

Nga Kategoria

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme
Aktualitet

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

09.10.2026
10.3k
Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima
Botë

Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

09.10.2026
10.3k
Rubio: Nuk do të lejojmë një konflikt ushtarak Greqi-Turqi
Botë

Rubio: Nuk do të lejojmë një konflikt ushtarak Greqi-Turqi

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

09.10.2026
10.3k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.