E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna 

Korrieri nga Korrieri
22.06.2025
në Aktualitet
A A
Droga, korrupsioni, prostitucioni dhe taksat e rritura bëjnë namin me çmimet e apartamenteve, BSH: U shtrenjtuan 45% në 6 muaj
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria është e gjitha për t’u vizituar. Në kryeqytet sheshi është gjithnjë i mbushur me të huaj që flasin të gjitha gjuhët. Në Durrës, tërheqja është jo vetëm bregdeti, por edhe historia që nga koha e Romës.

Vlora dhe sidomos Saranda me Ksamilin, janë bërë të famshme për plazhet që krahasohen edhe me Maldivet.

Për t’iu përgjigjur kërkesës së turistëve, shumë banorë kanë liruar shtëpitë e tyre për t’ua dhënë me qira turistëve, apo të tjerë kanë marrë ambiente për t’i kthyer në struktura akomoduese.

Sipas të dhënave të AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, nga 23.4 mijë njësi banuese që ishin të listuara për t’u dhënë me qira në prill 2025, rreth 21% e tyre (rreth 4.9 mijë) ishin në Tiranë.

Segmenti Vlorë-Sarandë është një mundësi e mirë për biznes me përkatësisht 37.5% të listimeve totale, ose rreth 8.8 mijë. Në Durrës ishin të listuara gati 3.3 mijë apartamente, në Shkodër, rreth 1.1 mijë.

Çmime më të lira mbeten në kryeqytet, ku niveli maksimal i qirasë ditore arrin në 50 euro në muajt e verës dhe në pjesën tjetër të vitit është rreth 40 euro.

Më i larti është në zonën Vlorë-Sarandë, duke arritur deri në 96 euro në gusht. Edhe Durrësi në verë është konkurrues, me qira ditore deri në 85 euro. Në bregdet, edhe jashtë sezonit, çmimi mbetet më i shtrenjtë sesa në kryeqytet.

Tirana ka avantazhin që ka një përqindje më të madhe të zënies gjatë gjithë vitit, ndryshe nga bregdeti, ku kërkesa më e lartë është në muajt e verës.

Kryeqyteti kishte një normë zënieje prej 53% si mesatare e 2024-s, ose gjysmën e muajit, përkundrejt 40% të Vlorës dhe 42% në Durrës.

Gjithsesi, në totalin vjetor, kryeqyteti mbetet pas. Sipas të dhënave të AirDNA për vitin 2024, të ardhurat neto vjetore për Vlorën e Sarandën ishin rreth 10 mijë euro dhe në nivele të ngjashme edhe për Durrësin.

Në kryeqytet, nga qiradhënia ditore fiton mesatarisht diçka më pak se 9 mijë euro në vit. Theksojmë sërish se këtyre të ardhurave duhet t’u zbriten shpenzimet e ujit, dritave, amortizimit të pajisjeve, konsumit të peshqirëve, çarçafëve e të tjera të papritura, që i zbresin të paktën edhe 10-15% të vlerës së arkëtuar.

Tirana, shtohet konkurrenca e njësive, të huajt ulin net-qëndrimet

Në Tiranë, ata që japin shtëpinë me qira nëpërmjet platformës Airbnb kanë gjeneruar 5.7 milionë euro të ardhura në janar-prill 2025, me rritje prej 23% me bazë vjetore.

Teksa numri i njësive të listuara është rritur gjithashtu me shpejtësi, duke arritur në 4.9 mijë në prill 2025, vihet re një ulje e net-qëndrimeve, në mesatarisht 2.7-2.8, nga 3-3.2 dy vite më parë.

Norma e zënies është rreth 40-55%, që do të thotë që vetëm 15 ditë ose më pak apartamenti është i zënë, duke arritur maksimumi në 60% në muajt e verës. Në muajt e parë të 2025-s, norma e zënies erdhi në ulje për shkak të shtimit të ofertës dhe rënies së kohëzgjatjes së qëndrimit të turistëve.

Çmimi ditor ishte mesatarisht 44 euro në muajt e parë të vitit.

Teksa vetëm gjysmën e kohës këto njësi akomoduese nuk janë të zëna, fitimi neto është përgjithësisht sa gjysma e çmimit ditor, duke ardhur në rënie në fillim të 2025-s, në krahasim me janar-prill 2024 (shih grafikun).

Në janar 2025 në Tiranë, e ardhura neto mujore ishte rreth 550 euro, në shkurt 640 euro, në mars 590 euro dhe në prill u rrit ne 760 euro.

Edhe Vlora dhe Saranda nuk kanë arritur t’i shpëtojnë tendencës së përgjithshme, ku shtimi i ofertës ka rritur konkurrencës dhe nuk ka mundësuar shtrenjtimin e çmimeve, ndonëse ka pasur shumë më tepër turistë.

AirDNA i raporton së bashku Vlorën dhe Sarandën.

Të ardhurat në këto dy qytete për 4-mujorin e parë të vitit arritën në 2.4 milionë euro, me zgjerim të fortë prej 71% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i njësive të listuara ishte 8.8 mijë në prill 2025, ose 2.3 mijë më shumë se prilli i vitit të kaluar.

Gjatë janar-prillit 2025, qiraja luhatej midis 40-60 euro/ditë, me një normë zënieje prej 30-40%. Si një zonë bregdetare, si kërkesa dhe çmimet janë më të larta në verë.

Vitin e kaluar, në gusht, një njësi banimi u dha me qira nëpërmjet Airbnb mesatarisht 95 euro/ditë në Vlorë ose Sarandë, më e larta në të gjithë vendin dhe në korrik, 92 euro.

Apartamentet në verë vitin e kaluar ishin të zëna në 60% të kohës. Më të larta janë dhe fitimet neto, që arrijnë në rreth 60 euro në korrik e gusht. Në periudhën jashtë sezonit, kthimi është i ulët, në 15-20 euro.

Durrësi

Zona e Durrësit dhe e Golemit ishin të parat që nxitën turizmin e organizuar kryesisht nga Polonia, Çekia, por dhe shtete të tjera të Europës. Për shkak të numrit të lartë të apartamenteve në bregdet, edhe qiradhënia është kthyer në një biznes të mirë. Të ardhurat gjithsej nga qiradhënia nëpërmjet Airbnb arritën në 1.7 milionë euro për 4-mujorin e parë 2025, me rritje prej 71% me bazë vjetore.

Numri i njësive të listuara arriti në rreth 3.3 mijë në prill 2025, nga 2.1 një vit më parë. Norma e zënies ishte 30-44% në pjesën e parë të këtij viti dhe çmimi mesatar 45-63 euro/ditë. Në mars dhe prill, e ardhura mesatare ditore neto erdhi në rënie në raport me vitin e mëparshëm.

Çmimet ditore rriten më pas ndjeshëm në pikun e sezonit. Në gusht 2024, një njësi banuese me qira ditore kushtonte 85 euro, nga 75 euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke qenë e dyta më e shtrenjta pas Vlorës e Sarandës, nga qytetet e raportuara nga AirDNA. Në verë, më shumë se 60% e muajit është e zënë nga pushuesit. Fitimi neto në muajt e verës arrin në 50-55 euro, ndërsa gjatë muajve të tjerë luhatet nga 15-30 euro/ditë.

Marrë nga Monitor.al

Para

Analiza e The Guardian: Nga anijet, ndërmjetësimet, te synimi i bazave amerikane, mundësitë e Iranit për t’u kundërpërgjigjur janë të kufizuara 

Pas

Nisin sinjalet negative në treg, bie vazhdimisht kredia për hapje biznesi

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.