
DENONCIMI/ Faqja Lolįta: LUFRA s’ka stallë lopësh, nuk dihet nga e merr qumështin! Akuzat pas lajmeve për importe masive të qumështit pluhur
Faqja e njohur “Lolita” ka publikuar së fundmi një denoncim në lidhje me kompaninë e përpunimit të qumështit Lufra në Lushnjë, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si kompania prezanton origjinën e produktit të saj në rrjetet sociale.

“Lara është yll i bukur, por kompania Lufra nuk ka fermë. Boll përdorët Larën e shkretë dhe cicat e saj për qëllime marketingu. Nuk e di nga e merr qumështin kjo kompani, por ajo që di me siguri është se nuk kanë fermë lopësh”, thuhet në postimin e Lolita-s, duke ironizuar personazhin e njohur të reklamave të Lufrës, lopën “Lara”.
Ky reagim vjen në një kohë kur shqetësimet mbi sigurinë dhe përbërjen e produkteve të qumështit janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 Shqipëria ka importuar mbi 2 900 ton qumësht pluhur, i cili përdoret gjerësisht nga fabrikat e përpunimit të qumështit, si edhe në prodhimin e akulloreve, embëlsirave dhe produkteve të tjera ushqimore.
Korrieri ka raportuar vazhdimisht mbi problematikat që shoqërojnë tregun e përpunimit të qumështit, duke evidentuar shqetësimet për origjinën e lëndës së parë, përdorimin e lëndëve të importuara si zëvendësues të qumështit të freskët vendas, si edhe transparencën e munguar ndaj konsumatorit.
Kompania LUFRA reagoi më pas duke pranuar se nuk ka fermë të veten, por se lopa ishte e një ferme tjetër, me të cilën ata bashkëpunonin duke konfirmuar se kishin gënjyer herën e parë. /korrieri