E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

INVESTIGIMI/ Publikohen EMRAT e BIZNESMENËVE shqiptarë që fshihen pas kompanive që trafikojnë drogë me destinacion Europën!

Korrieri nga Korrieri
27.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
INVESTIGIMI/ Publikohen EMRAT e BIZNESMENËVE shqiptarë që fshihen pas kompanive që trafikojnë drogë me destinacion Europën!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një investigim i medias ekuadoriane Infobae.com i referohet një raporti të C4ADS, institut hulumtues jofitimprurës me bazë në Washington tregon se si gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori kanë qenë të përfshira në sekuestrime droge që prej vitit 2014.

“Masabi Fruit”, për shembull, vazhdoi aktivitetin edhe pas një sekuestrimi droge në prill 2021.

Edhe pse dy persona Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau u arrestuan dhe u hoqën nga kompania, ajo vazhdoi me një administrator të ri, Shyqyri Xibrau.

Një model i ngjashëm ndodhi me “Zico Sha”, e njohur gjithashtu si “Bana King LLC”, e përfshirë në një sekuestrim në nëntor 2022.

Kompanitë shqiptare të përfshira në trafikun e drogës:

INVESTIGIMI/ Publikohen EMRAT e BIZNESMENËVE shqiptarë që fshihen

Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga regjistrat, por u rikthye disa muaj më vonë, ndërkohë që kompania rifilloi importin e bananeve nga Ekuadori dhe vazhdoi tregtinë me mish të ngrirë nga Brazili.

Me përjashtim të vetëm një kompanie, të gjitha firmat shqiptare që kishin tregti të rregullt bananesh midis Ekuadorit dhe Shqipërisë që nga viti 2022, rezultojnë të lidhura me dërgesa të kontaminuara me kokainë.

Është zbuluar madje një model “riciklimi biznesesh”, ku administratorët dhe aksionarët problematikë zëvendësoheshin përkohësisht, për t’u rikthyer sapo të zbehej vëmendja publike.

“Figura e Trifon Murataj është veçanërisht përfaqësuese. Ky biznesmen, i lidhur me Bana King LLC në SHBA dhe Zico Sha në Shqipëri, ka qenë subjekt i një urdhri arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner që vinte nga Puerto Bolívar, Ekuador”, thuhet në raportin e medias ekuadoriane.

Megjithatë, siç thekson C4ADS, Murataj u shfaq sërish në regjistrat e kompanisë në gusht 2023 dhe dyshohet se ka vepruar edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe biznese të tjera, përfshirë Vision 22 LLC.

Aktiviteti i tij tregon për një rrjet që kombinon legalitetin e dukshëm, qëndrimin ndërkombëtar dhe tregtinë logjistike globale të gjitha brenda të njëjtit sistem.

INVESTIGIMI/ Publikohen EMRAT e BIZNESMENËVE shqiptarë që fshihen

Një nga rastet më të dokumentuara është ai i Dritan Rexhepit. Me kombësi shqiptare, ai u arratis nga burgje në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë para se të vendosej në Ekuador në vitin 2012.

U arrestua për trafik kokaine në 2014, por nga burgu në Latacunga, arriti të ndërtonte marrëdhënie me grupe ekuadoriane si “Los Choneros”.

Nga qelia drejtoi operacione ndërkombëtare derisa në vitin 2021 iu dha arrest shtëpie, nga i cili më pas u arratis.

“Infobae” ndoqi rastin e Rexhepit dhe zbuloi si ai i shpëtoi autoriteteve ekuadoriane dhe falsifikoi nënshkrime për të mos u shpallur në arrati.

Këto zbulime çuan që, në prill 2023, ish-deputeti dhe kandidati presidencial i vrarë, Fernando Villavicencio, të kërkonte informacion nga shërbimet e burgjeve dhe të denonconte publikisht paligjshmëritë e kryera nga shqiptari.

Kjo çoi në shpalljen zyrtare të Rexhepit si i arratisur dhe në lëshimin e një kërkimi nga Interpoli, ai u kap sërish në Turqi në vitin 2023.

INVESTIGIMI/ Publikohen EMRAT e BIZNESMENËVE shqiptarë që fshihen

Një tjetër aktor kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika.

Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtonte një strukturë që sillte deri në katër tonë kokainë çdo muaj nga Kolumbia përmes Ekuadorit, me destinacion Europën.

Gjika operonte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive të ligjshme të lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme dhe atë të frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres, i cili u vra në vitin 2023./Infobae

Para

Mbyllet rinumërimi në Tiranë, çfarë ndodhi me mandatin e Xhaçkës

Pas

Vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin italian, Taulant Malaj dënohet me burgim të përjetshëm

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

08.10.2026
10.3k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.