E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“SKY ECC”, shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4 në pranga. Kush është shqiptari që bashkëpunonte me policin grek

Korrieri nga Korrieri
28.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“SKY ECC”, shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4 në pranga. Kush është shqiptari që bashkëpunonte me policin grek
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Disa muaj pas dy operacioneve të njëpasnjëshme në Greqi që çuan në goditjen e dy grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës, të zbuluara pas komunikimeve në “SKY ECC”, policia greke ka zhvilluar operacionin e tretë. Sërish në skenë kanë dalë përdorues shqiptarë të platformës, duke çuar në zbulimin e dy grupeve të tjera kriminale që kanë vepruar në vitet 2020-2021.

4 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e dy grupeve kriminale, në përbërje të së cilës ishte edhe një oficer i lartë i policisë greke.

Nga mbledhja, korrelacioni dhe vlerësimi i përmbajtjes së komunikimeve të bëra përmes aplikacionit online “Sky ECC”, në kombinim me materialet e tjera para-hetimore, u bë e mundur që autoritetet të identifikonin disa nga pronarët e vërtetë të kodeve specifike PIN të aplikacionit “Sky ECC”, të cilët janë anëtarët e mbetur të grupeve kriminale. Lidhur me individët e dyshuar, nga komunikimet (mesazhe me shkrim dhe audio, shkëmbim fotosh) përmes aplikacionit online “Sky ECC”, dolën indikacione të forta për përfshirjen e tyre, me role të rëndësishme, në rrjete ndërkombëtare për furnizimin dhe ruajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë dhe kokainë), me qëllim përfundimtar trafikimin e tyre në territorin grek, si dhe blerjet dhe shitjet e paligjshme të armëve të zjarrit (pistoleta dhe armë luftarake).

Gjatë operacionit që u krye, si dhe nga kontrollet e kryera në shtëpi dhe automjete, u gjetën dhe u sekuestruan 41.365 euro, 6 telefona celularë, një automjet që përdorej si mjet për kryerjen e trafikut të drogës, si dhe një kartë e Policisë me të dhënat e oficerit të policisë, e cila ishte deklaruar e humbur prej tij.

“SKY ECC”, shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4

Mario Diamanti

Oficeri grek bashkëpunonte me shqiptarin Mario Diamanti

Oficeri 56-vjeçar grek, rezulton të ketë dalë në pension me gradën Nënkolonel A në dhjetor 2024 dhe deri atëherë shërbeu në Shërbimet e Sigurisë së Athinës Perëndimore dhe më pas në Drejtorinë e Policisë Athinë.

Oficeri në pension doli në pah nga pjesëmarrja e tij aktive në rrjetin kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës të udhëhequr nga shqiptari Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina, i cili u vra në nëntor 2021 jashtë një karburanti që ai zotëronte, në Nikaia të Athinës.

Oficeri i policisë kishte ndërmjetësuar gjithashtu për blerjen dhe shitjen e paligjshme të kallashnikovëve nga një person i panjohur për Mario Diamantin. Në të njëjtën kohë, ishte zbuluar pjesëmarrja aktive e oficerit të policisë në rrjetin kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës që përfshinte edhe një emigrant nga Gjeorgjia, të cilit ai njëkohësisht i “siguroi” përmbushjen e paligjshme dhe të dukshme të kushteve të tij kufizuese, ndërsa i dha informacion dhe udhëzime shqiptarit dhe emigrantit nga Gjeorgjia për të shmangur arrestimin e tyre.

Kush është Mario Diamanti

Marius Diamanti alias Mario Diamanti, u ekzekutua më 16 nëntor 2021 jashtë karburantit të tij në Nikaia, Athinë. Diamanti kishte qenë i arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai ishte akuzuar edhe për vrasjen e një 30-vjeçari shqiptar më 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli, por pas shumë hetimesh ai u shpall i pafajshëm ndonëse arma që u gjet në vendin e ngjarjes kishte qenë e njëjtë me atë që iu gjet Diamantit gjatë arrestimit. Po ashtu ai përmendet si i arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje.

Emri i Diamantit u përfol edhe në dosjen e madhe të një grupi falsifikatorësh që kishin pajisur me identitete të rreme trafikantë e vrasës shqiptarë në Greqi, nga ku Diamanti kishte përfituar identitetin Stergios Maznevidis. Në maj 2023 Diamanti u akuzua pas vdekjes, se ishte autori i vrasjes së trafikantit belg Kristof Waegeman më 29 maj 2020 në Voula, Athinë. Ai u qëllua me dy plumba në kokë.

Në vitin 2015, Waegeman është dënuar në Belgjikë me 12 vjet burg për trafik kokaine nga Amerika Latine përmes portit të Antwerp. Waegeman ishte gjithashtu një nga të dyshuarit e dosjes “Mackerel”, ku hetohej trafiku i kokainës nga grupi i Abdelilah EM alias Black, i cili ndodhet në Dubai. Në këtë dosje, Waegeman njihet me emrin Geert Nelle./korrieri

Para

Nga Italia e Spanja deri te Greqia dhe Shqipëria: Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Pas

Laçiani çan postbollokun në Lezhë, policia qëllon me armë, pamje nga PËRPLASJA

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.