E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga eurot cash te pronat, Guardia Di Finanza publikon PAMJET e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës (VIDEO) 

Korrieri nga Korrieri
03.07.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Nga eurot cash te pronat, Guardia Di Finanza publikon PAMJET e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës (VIDEO) 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet e operacionit ku u sekuestruan pasuritë e vëllezërve Suel dhe Mario Çela, me vlerë rreth 4 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për pastrim të parave në Itali, të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës nga mafia shqiptare.

Operacioni në Verona u realizua nga autoritetet italiane në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo shënon herën e parë që SPAK ka bërë sekuestrim të pasurive të krimit të organizuar jashtë territorit të Shqipërisë. Por edhe për autoritetet italiane është hera e parë që një organizate kriminale shqiptare investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian, në këtë rast, Italisë.

SPAK njoftoi se Gjykata e Veronës vendosi si masë preventive sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, burimeve financiare dhe aksioneve të pasurisë së një shoqërie tregtare.

Më konkretisht u sekuestruan:

– Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Roça (Verona)

– Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)

– Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)

– Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

Nga hetimet rezulton se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane.

Skema e pastrimit të parave

Vëmendja e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe italiane u përqendruan tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali. Asaj i dërgoheshin shifra të mëdha parash përmes sistemit bankar.

Por ato para vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të Suel dhe Mario Çelës. Ato shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave dhe më pas jepeshin me qira.

Autoritetet kanë konstatuar se përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane, “përfaqësonte edhe hallkën përfundimtare të pastrimit të parave”.

Në Shqipëri janë kryer transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave. Në këtë mënyrë organizata përfitonte shërbime të “pastruara”, me fitimin e përftuar nga transaksionet e dyshuara, të cilat mund të ripërdoreshin në investime në prona të paluajtshme, në territorin italian.

“Gjithashtu janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe burimet financiare që i përkasin administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona, në pronësi të një çifti shqiptarësh, të përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike”, njoftoi SPAK.

Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve Çela dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale.

“Kontrolle janë kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihmësve të tyre italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme”, njoftoi SPAK.

Suel Çela, në arrati. I vëllai, në burg në Belgjikë

Suel Çela konsiderohet si kreu i një organizate kriminale në Elbasan. Ai ndodhet në kërkim pas hetimeve të SPAK. Nga ana tjetër Mario Çela ndodhet i arrestuar në Belgjikë.

Ai u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antwerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës.

SPAK e akuzon Suel Çelën për porositjen e dy atentateve, detaje që janë zbuluar në dosjen “Plumbi i artë”.

Po ashtu, përmes zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, rezultoi se Suel Çela kishte lidhje me njerëz të drejtësisë dhe të policisë, si ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu apo oficeri Dedan Gjoni.

Ai ndikonte për t’i lehtësuar masën e sigurisë anëtarëve të grupit kriminal që drejtonte. Çela akuzohet se drejtonte edhe grupin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Bashkimit Evropian.

Para

Goditet sërish KLANI i Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 MILION EURO pasuri në Itali! 

Pas

Ishte nisur drejt Liverpulit, CNN zbulon arsyen pse Diogo Jota udhëtonte me makinë dhe jo me avion 

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.