E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Karburant, cigare, birra dhe kafe..ja çfarë u konsumua më shumë për 6 mujorin e parë të vitit 

Korrieri nga Korrieri
04.07.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Karburant, cigare, birra dhe kafe..ja çfarë u konsumua më shumë për 6 mujorin e parë të vitit 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Fluksi i lartë i turistëve që po vizitojnë vendin ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të konsumit të mallrave që paguajnë akcizë, si karburantet, birra, cigaret dhe kafeja për 6 muajt e parë të vitit, duke amortizuar disi frenimin e blerjeve nga tregu i brendshëm si rrjedhojë e emigracionit.

Sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Doganave, për periudhën janar-maj, janë konsumuar gjithsej 357 mijë ton karburante, me një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është niveli më i lartë i konsumit i raportuar ndonjëherë nga Doganat. Fluksi i lartë i turistëve ka nxitur biznesin e makinave me qira, por edhe vendasit në fundjava udhëtojnë shpesh jashtë qyteteve, teksa sidomos të shtunave e të dielave trafiku është i rënduar në rrugët kryesore të vendit.

Në rritje të fortë ishte dhe birra, konsumi i të cilës arriti në rekordin e 44 mijë ton për janar-maj me një zgjerim prej 44 mijë ton, me rritje prej 12% me bazë vjetore, duke shënuar sërish një nivel rekord, të paktën që nga 2018-a, kur doganat raportojnë të ardhurat. Gjithsesi, pjesa më e madhe e kërkesës po plotësohet nga birra e importit, teksa prodhuesit vendas po vuajnë nga rritja e kostove, që i ka bërë ata jo konkurrues në çmime. Në vitin 2024, importet zunë rreth 62% të totalit të tregut të birrës në vend.

Konsumi i kafesë ka ardhur në rritje, ndonëse ende nuk e ka kaluar nivelin e rekordit të 2018-s. Sipas të dhënave nga Doganat, në vend u konsumuan gati 3.8 mijë ton kafe, me rritje prej rreth 3% me bazë vjetore. Sipas operatorëve të tregut fluksi i lartë i turistëve ka ndikuar në rritjen e konsumit në bare e restorante, ndërsa ndihet stepje e frekuentimit nga vendasit, i lidhur si me emigracionin, ashtu dhe rritjen e çmimeve.

Rritja më e ngadaltë ka qenë për cigaret. Konsumi i tyre për 6 mujorin ishte 1536 ton, me një zgjerim prej 6.7% me bazë vjetore, duke arritur gjithsesi sërish një nivel rekord, që nga 2018-a. Në periudhën janar-maj në vend hynë 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 4% me bazë vjetore.

Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025. Megjithëse ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021, sërish nevoja për artikuj është më e madhe se e një viti më parë.

Ndërsa emigrimi ka një efekt konstant, turizmi ndikon më shumë në mënyrë sezonale. Zakonisht konsumi ka përmirësim dhe shënon kulmet e rritjes në tre-mujorët e dytë. Të dhënat e zyrtare nga PBB tregojnë e konsumi final i popullatës në Shqipëri është i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të jashtëm të tilla si ardhja e turistëve dhe inflacioni i importuar dhe tendencave të brendshëm demografike./ Monitor

Para

DOKUMENTI- Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e 10 klientëve 

Pas

PAMJET- Kapet 3 ton drogë e mafias shqiptare në Ekuador, kokaina e fshehur në një fermë bagëtish, 5 të arrestuar 

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.