E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur

Korrieri nga Korrieri
10.07.2025
në Aktualitet
A A
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pasi korri një fitore të thellë për mandatin e tij të katërt, kryeministri Edi Rama iu rikthye aksionit të tij të preferuar këtë fillim korriku: ai premton një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike.

Aksioni nisi nga Bashkia e Vlorës pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura më 3 korrik, ku Rama fajësoi zyrtarët lokalë për një sërë problemesh, përfshi zaptimin e hapësirave publike nga tendat, çadrat dhe karriget e bareve dhe restoranteve.

Më pas, fadromat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT zbarkuan mes Alpeve shqiptare në Theth për të prishur disa kabina prej druri të vendosura pa leje, ndërsa Rama thirri në betejë një prokurore të Shkodrës, të cilën e fajësoi për mbylljen e hetimit ndaj abuzuesve.

Kjo nuk është hera e parë që Rama premton të vendosë sundimin e ligjit mbi territorin përmes aksioneve, që në të shkuarën kanë dhënë rezultate të debatueshme.

Në gusht të vitit 2013, kur sapo ishte zgjedhur kryeministër, Rama e cilësoi emergjencë kombëtare pastrimin e bregdetit nga ndërtimet abuzive. Një tjetër aksion i ngjashëm u përsërit pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2021 i titulluar “Bregdeti ynë”, ku Rama premtoi shembje të ndërtimeve pa leje dhe nxjerrjen para ligjit të përgjegjësve.

Në vjeshtën e vitit 2022, qeveria e Ramës nxorri një akt normativ për konfiskimin e shtesave pa leje në kullat e Tiranës. Por një vit e gjysmë më vonë, qeveria ua riktheu godinat mbrapsht shkelësve të ligjit me çmime 10 herë më të ulëta se vlera e tregut.

Qeverisja nëpërmjet ‘aksioneve’ mund të quhet një tipar dallues i qeverisë së Ramës, që sipas ekspertëve, ka treguar në të shkuarën mungesën e rezultateve dhe dështimin sistemik të institucioneve.

Për Zef Preçin, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike, aksioni i fundit konfirmon “dështimin spektakolar të sistemit” të ndërtuar nga Rama përgjatë 12 viteve qeverisje. Preçi kujton se qeveria paguan një armatë nëpunësish dhe zyrtarësh publikë, ndërkohë që trotuaret zaptohen nga bizneset – shpeshherë përmes pagesave ‘nën dorë”.

“Fundi i aksionit të radhës pak a shumë dihet, ashtu siç përfunduan si një flakë kashte aksioni kundër informalitetit, i lidhjeve të paligjshme të ujit, energjisë elektrike apo aksioni kundër lojërave të fatit, rioganizimi i inspektoriateve duke përfshirë ato të bregdetit, AKU-së etj,.” paralajmëron Preçi.

Edhe Doriana Musai, arkitekte dhe aktiviste, vlerëson se aksioni i ri i qeverisë është shfaqja e radhës që bën zhurmë, por nuk e adreson problemin.

“Problemi nuk zgjidhet me vendime sezonale qeverie, aq më pak me urdhra nga lart-poshtë të një njeriu të vetëm,” tha Musai për BIRN.

“Në vend të nxjerrë para përgjegjësisë autoritetet e kontrollit të territorit, kjo përgjegjësi tenton që të shpërndahet “tek të gjithë dhe tek askush,” shtoi Musai – ndërsa thekson se në fund i humburi do të jetë sërish publiku.

Zaptimi me ligj, një problem më i madh

Abuzimi i territorit përmes ndërtimeve pa leje ka qenë një problem sistemik i Shqipërisë së tranzicionit, e megjithatë, ekspertët thonë se pronat publike në Shqipëri po përballen me një kërcënim më të madh – atë të zaptimit me ligj.

Për të ilustruar këtë fakt, Preçi përmend ndërtimet në qytetet kryesore si dhe investimet strategjike në bregdet, të cilat bëhen me bekimin e qeverisë.

Ai thekson se aksionet me urdhër të Ramës pa marrë përgjegjësi institucionale për paligjshmëritë janë një sjellje populiste që fsheh problematikën e vërtetë të zaptimit me ligj të pronave publike nga qeveria.

“Në fakt, shqetësimi i vërtetë i qytetarëve lidhet me zënien në mënyrë të përhershme nga ndërtimet si ne qytetet kryesore, ashtu edhe bregdetin e Jugut, për të cilat z.Rama dhe establishmenti i tij nuk kanë përgjigje dhe duke zhurmuar në Thethin e largët zhvendosin vëmendjen nga agresioni i lobeve të biznesit, oligarkisë dhe krimit të organizuar në pjesët më të preferuara të territorit të vendit,” tha Preçi për BIRN.

Edhe Doriana Musaj e sheh aksionin e fundit të Ramës si një tentativë për të fshehur problemin e vërtetë me të cilin përballet prona publike dhe që është shkatërrimi me ligj i saj. Sipas saj, qeveria në vend që t’i mbrojë këto pasuri të përbashkëta i ka kthyer ato “në mall privat për interesa klienteliste dhe propagandë zhvillimi”.

“Qeveria vetë ka qenë promotorja kryesore e uzurpimit të tokave publike, duke dhënë leje për ndërtime masive në parqe, brigje detare, zona të mbrojtura e madje edhe në qendra historike”- thotë Musai për BIRN.

Në këtë kontekst, Musai thekson se problemi me karriget dhe çadrat e bareve është vetëm “maja e ajsbergut”.. /reporter.al

Para

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet e gjithë kupola drejtuese 

Pas

U mbyt në ujërat e liqenit të Shkodrës, gjendet pas 48 orësh trupi i Kapitenit Arben Anamali 

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

08.10.2026
10.3k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.