E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

“Pse e ndërpreve karburantin?”, tragjedia ajrore në Indi, detaje nga hetimet! 

Korrieri nga Korrieri
15.07.2025
në Botë, Slider
A A
“Pse e ndërpreve karburantin?”, tragjedia ajrore në Indi, detaje nga hetimet! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Hetimet për rrëzimin tragjik të fluturimit Air India 171 vazhdojnë me intensitet, pasi më shumë detaje po dalin në dritë rreth asaj që ndodhi në kabinën e pilotit pak minuta pas ngritjes nga qyteti indian Ahmedabad, në qershor.

Aksidenti, që ndodhi pesë minuta pas nisjes, mori jetën e 260 personave.

Sipas burimeve mediatike, përfshirë The Daily Telegraph, komandanti i fluturimit, Sumeet Sabharwal, mund të ketë vuajtur nga depresioni. Një pilot me përvojë të gjatë dhe në prag pensioni, ai kishte kaluar kohë të vështira pas vdekjes së nënës së tij dhe kishte thënë se do të jetonte me të atin e moshuar. Ndërkohë, copiloti Clive Kunder, 32 vjeç, konsiderohej një yll në ngritje në aviacion.

Sipas raportit paraprak, avionit nuk i janë konstatuar probleme teknike. Megjithatë, motorrët u fikën pak pas ngritjes, si pasojë e aktivizimit të padëshiruar (ose të qëllimshëm) të çelësave që kontrollojnë rrjedhën e karburantit. Një pjesë e bisedës në kabinë, e regjistruar nga kutia e zezë, zbulon një debat mes dy pilotëve:

“Pse e ndërpreve furnizimin me karburant?”

“Nuk e bëra unë,” ishte përgjigja, e konsideruar si gënjeshtër nga hetuesit.

Në atë moment, kontrollin e avionit e kishte copiloti, ndërsa komandanti Sabharwal ishte në rolin e mbikëqyrësit.

Pasi çelësat u kthyen në pozicionin normal, motorrët u përpoqën të riaktivizoheshin, por vetëm njëri prej tyre filloi të rikuperonte fuqinë pak çaste para përplasjes fatale.

Ekspertët janë të ndarë, disa flasin për gabim njerëzor, ndërsa të tjerë nuk përjashtojnë një akt të qëllimshëm nga ndonjëri prej pilotëve.

Analiza e plotë e kutisë së zezë dhe e historisë së dy pilotëve do të jetë vendimtare për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie që tronditi Indinë dhe industrinë globale të aviacionit.

Pas publikimit të raportit paraprak, Autoriteti i Aviacionit Civil në Indi ka urdhëruar të gjitha kompanitë ajrore që përdorin avionët Boeing 787 dhe 737 që të inspektojnë deri më 21 korrik çelësat që kontrollojnë furnizimin me karburant.

Në Indi operojnë rreth 150 avionë të tillë, të gjithë me qira ndërkombëtare. Kompanitë si Air India, IndiGo dhe SpiceJet kanë nisur tashmë kontrollet, si masë parandaluese.

Kush ishin dy pilotët e fluturimit fatal?

56-vjeçari Sabharwal kishte mbi 15.600 orë fluturimi, më shumë se gjysma prej tyre në Boeing 787. I konsideruar si një nga më të besuarit në Air India, ai jetonte në Mumbai me të atin e moshuar. Pas humbjes së nënës në 2022, ai kishte marrë disa pushime për arsye shëndetësore dhe zije.

Sipas kolegëve, ai ishte “i përpiktë, i heshtur dhe gjithmonë i qetë”, por burime të brendshme kanë përmendur shenja depresioni dhe lodhjeje mendore pas rikthimit të tij në punë në shtator 2024. Nuk ka prova zyrtare që ai ishte i papërshtatshëm për fluturim, por autoritetet po shqyrtojnë edhe gjendjen e tij emocionale para aksidentit.

Në momentin e fundit, ai arriti të dërgonte një mesazh emergjence (“No thrust… losing power”), duke sinjalizuar një përpjekje të fundit për të shmangur përplasjen.

Në moshën 32-vjeçare, Clive kishte 3.400 orë fluturimi, prej të cilave mbi 1.000 në Dreamliner.

Me origjinë nga Karnataka dhe me arsimim në SHBA, ai ishte konsideruar një nga pilotët më premtues të Air India.

I qetë, korrekt dhe i apasionuar pas fluturimit, ai ishte fejuar prej vitesh dhe kishte planifikuar martesën në muajt në vijim. Clive Kunder jetonte mes Indisë dhe Australisë, ku ndodheshin prindërit dhe motra e tij.

Para

Refuzoi urdhrin e Ramës për shkarkimin e drejtorëve, kryeministri i përgjigjet ashpër kryebashkiakut të Konispolit 

Pas

Skerdi Tase: Çapjat ofronin 200 mijë euro për “kokën” e dhëndrit të Qazim Sejdinit! 

Nga Kategoria

Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…
Aktualitet

Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

08.10.2026
10.3k
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale
Aktualitet

Bordi rrit çmimet e karburanteve

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.