
Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth 6 muaj pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nënkryetarët e dorëhequr janë Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Seferi dhe Jonida Halili.
- Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi këtë të enjte katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Ndërkohë, janë caktuar detyrat që do të ketë secili:
Ilir Mengra – për punët publike
Vasilika Vjero – financat, zhvillimin ekonomik
Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural
Gentian Keri – në administatën e Bashkisë Tiranë
Nga ana tjetër, Anuela Ristani vijon të delegojë firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit.