E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Investitori strategjik “Soleil & Sea”, Alban Xhillari, ndërton vilat pa leje në Jalë, në arrest vetëm inxhinieri 

Korrieri nga Korrieri
02.08.2025
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
Investitori strategjik “Soleil & Sea”, Alban Xhillari, ndërton vilat pa leje në Jalë, në arrest vetëm inxhinieri 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë konfirmoi masën e arrestit në shtëpi për një inxhinjer të shoqërisë “Soleil & Sea”, i dyshuar se ka kryer punime pa leje në projektin “investitor strategjik”, të miratuar nga kryeministri Edi Rama për një fshat turistik në bregdetin e Jalës, në Dhërmi të Himarës.

Inxhinjeri 40-vjeçar, Ludjon (X) lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë nga forcat e Policisë së Vlorës në 3 qershor 2025, pasi u konstatua se po ndiqte punimet pa leje ndërtimi për kompeksin e vilave “Folie Village”, ngjitur me lokalin e njohur “Folie Marine”.

Gjykata e Vlorës caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi” në 6 qershor. Inxhinjeri ankimoi vendimin në Apel, por, më pas, nëpërmjet avokatit të tij, hoqi dorë nga apelimi dhe gjykata vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Veprimet e policisë kanë prekur vetëm hallkën e fundit, pra inxhinjerin zbatues të resortit turistik, ndërkohë që deklarimet e tij, por edhe të dhënat e siguruara nga vetë grupi hetimor, e çojnë përgjegjësinë shumë më lart se ai, më së paku tek administratori i kompanisë “Soleil & Sea”.

“Strategjiku” pa leje

Shoqëria “Soleil & Sea” zotërohet 90 përqind nga Endri Mingollari dhe 10 përqind nga Ardit Bajraktari. Megjithatë, të dhëna të ndryshme mediatike kanë referuar se pas saj përfshihet një tjetër biznesmen, shumë më i njohur se këta të dy, Alban Xhillari.

Në qershor të vitit 2023, Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi statusin e “investitorit strategjik për projektin “Jala Entertainment Park”, me subjekt aplikues “Soleil & Sea”.

Investitori strategjik “Soleil & Sea", Alban Xhillari,

Në foto: (Montazh) Biznesmeni Alban Xhillari ka raportime se qëndron pas “Soleil & Sea”shpk

Projekti i miratuar parashikonte një investim me vlerë 72 milionë euro dhe përfshin ndërtimin e një resorti turistik me vila, në formën e fshatit turistik, të quajtur “Folie Village”.

Në 3 qershor 2025, forcat e Policisë së Vlorës, mbështetur nga inspektorët ndërtimorë të Bashkisë së qytetit, ushtruan kontroll në kantierin e ndërtimit të investitorit strategjik “Soleil & Sea”.

Gjatë verifikimeve, u konstatua se ndërtimet po kryheshin pa leje ndërtimi nga Bashkia e Himarës.

“Nga këqyrja vihet re që mbi rrugën prej çakulli është ndërhyrë në gërmimin e shkëmbit dhe në të janë ndërtuar objekte vila. Në anën perëndimore gjendet një objekt me 4 kate me një katë nën dhe, i cili është parkim. Ky objekt është i suvatuar në anën e jashtme dhe dy katet e poshtme janë të veshur me pllaka guri. Në hyrje të katit të parë vihet re një tabelë e verdhë me mbishkrimin “Kantier, Ruaj veten dhe shokët”. Në anën jugore pranë portës hyrëse gjendet një kabinë e vendosur. Sipër objektit 4-katësh ndodhen 4 vila me të njëjtin projekt, të cilat janë 3- katëshe, me mure të përfunduara dhe me skela, të vendosura në anën e jashtme të tyre. Në lindje të objektit 4-katësh mbi rrugën që përshkruan kantierin ndodhen 5 vila të tjera, ku 3 prej tyre në anën e jashtme kanë të vendosura skela metalike që shërbejnë përkryerjen e punimeve”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë për këtë rast. .

Relacioni vijon i detajuar edhe për pesë vila të tjera dhe një ndërtesë katër katëshe.

Investitori strategjik “Soleil & Sea", Alban Xhillari,

Në foto: Projekti investitor strategjik “Follie Village”

Në kantier u konstatua se ishte i pranishëm inxhinjeri zbatues i punimeve, 40-vjeçari Ludjon (X). Bazuar në verifikimet e Policisë, rezultoi se punimet po kryheshin pa leje ndërtimi nga Bashkia e Himarës, por vetëm mbi bazën e vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i cili nuk mund të zbatohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë, pa u plotësuar më parë dokumentacioni me autoritetet lokale.

Inxhinjeri i gjendur në kantier ka deklaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se “bazuar në kontratën e punës me shoqërinë ‘Soleil & Sea’, kam për detyrë të ndjekë punimet në terren dhe nuk është përgjegjësi e imja për të parë anën dokumentare, lejet e ndërtimit, e të tjerë”.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se, si inxhinier, ka kontakte “vetëm me administratorin e subjektit dhe së bashku koordinojnë në lidhje me ecurinë e punimeve. Mua, nga ana e administratorit, më është vendosur në dispozicion vetëm vendimi për lejen nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) për shpalljen e investitorit strategjik, dhe ndërkohë janë bërë te gjitha aplikimet proceduriale në Bashkinë Himarë për zbardhjen e lejes, ku janë në pritje të përgjigjes”.

Deklarimet e inxhinjerit nuk kanë qenë të mjaftueshme për organet ligjzbatuese, të cilat kanë aplikuar masën e arrestit ndaj tij, duke e konsideruar të punësuarin e “Soleil & Sea” si përgjegjësin e vetëm të shkeljesh ligjore.

Historiku “problematik” i investitorit strategjik

“Boldnews.al” ka ri-publikuar më herët një material mbi historikun problematik të investitorit strategjik “Soleil & Sea”.

Për herë të parë statusi i investitorit strategjik iu dha shoqërisë “Soleil & Sea” në gusht të vitit 2019. Por, pas dhënies së statusit, shpërtheu një konflikt i fortë për pronën ku do të ndërtohej kompleksi.

Pak muaj para dhënies së statusit, në shkurt të vitit 2019, familja Gjoka kishte fituar pronësinë e tokës ku shtrihej kompleksi, përmes një vendimi të Gjykatës së Apelit në Vlorë. Por kjo nuk e pengoi qeverinë që të jepte statusin e investitorit strategjik për shoqërinë “Soleil & Sea”.

Pas vendimit për dhënien e statusit, familja Gjoka kallëzoi penalisht biznesmenin Alban Xhillari dhe të afërm apo të njohur të këtij të fundit se po përdorin ndikimin e tyre në qeveri për t’ua rrëmbyer pronën me dokumente të falsifikuara, nën pretekstin e investimit strategjik.

Investitori strategjik “Soleil & Sea", Alban Xhillari,

Në foto: Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për projektin “Jala Entertainment Park” (Folie Village)

Biznesmeni Xhillari u kundërpërgjigj po ashtu me kallëzim penal ndaj Kristo Gjokës dhe personave të lidhur me të, që i cilëson “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal“. Në një komunikim me BIRN, Xhillari la të kuptohej se ai ishte investitori pas fshatit turistik, edhe pse kompania që mori statusin e investitorit strategjik figuron e regjistruar në emër të dy aksionerëve të tjerë që quhen Ardit Bajraktari dhe Endri Mingollari.

Falsifikim dhe rrëmbim prone

Lufta për pronën në fjalë ishte aq e fortë sa që drejtorët e Kadastrës në Vlorë jepnin dorëheqje njëri pas tjetrit. Përgjatë një periudhë të shkurtër kohore, në krye të Kadastrës së Vlorës u emëruar mbi 12 drejtorë.

Pasi shpërthimit të skandalit, e gjithë procedura e dhënies së statusit të investitorit strategjik dhe dokumentacioni i pronës u audituan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në Janar të vitit 2020, KLSH përfundoi raportin e kontrollit ku konstatonte falsifikime të rënda në pronësinë e tokës, si edhe faktin se shoqëria “Soleil & Sea” kishte paraqitur të dhëna të rreme.

Mbi këto përfundime, KLSH i rekomandoi qeverisë që të revokonte statustin e investitorit strategjik të shoqërisë “Soleil & Sea” për kompleksin “Jala Entertainment Park” për shkak se shoqëria kishte paraqitur të dhëna të rreme dhe të falsifikuara, çka është një kusht automatik për heqjen e statusit.

Investitori strategjik “Soleil & Sea", Alban Xhillari,

Në foto: Raporti i KLSH me gjetjet problematike

Po kështu KLSH, i rekomandoi Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve (AIDA) që të verifikonte me përgjegjësi të gjithë dokumentacionin ligjor të kësaj procedure. Raporti me firmën e Bujar Leskajt, udhëzoi AIDA-n, që pas verifikimit t’i paraqiste qeverisë një material të plotë me të gjitha dokumentat që nuk ishin në përputhje me statusin real të pronës, si dhe të dhënat e pavërteta të deklaruara nga shoqëria, por edhe institucionet publike, përfshirë Bashkinë Himarë dhe Kadastrën e Vlorës.

Për shkak të luftës, kompleksi nuk u arrit të ndërtohej sipas afateve të përcaktuara në vendimin e parë të Komitetit të Investimeve Strategjike. “Për shkak të problematikave të shumta në këtë zonë, për arsye të mungesës së regjistrimit fillestar, nuk është bërë i mundur realizimi i projektit të investimit brenda afatit dy vjeçar të kohëzgjatjes së statusit “Investitor/Investim strategjik procedurë e veçantë” miratuar me Vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike Nr. 20/5, date 1/08/2019,” shprehet AIDA.

Problemet u “zgjidhën”

Katër vite pas vendimit të parë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë në qershor të vitit 2023 një tjetër vendim për dhënien e statusit investitor strategjik për shoqërinë Soleil & Sea.

Këtë herë sipërfaqja e tokës që i jepet kompanisë është rritur edhe me 80 mijë metër, nga 140 mijë metër katrorë që ishte në vitin 2019, në 220 mijë metër tani.

“Masat kryesore mbështetëse që kërkon subjekti aplikues për realizimin e këtij projekti investimi, janë vënie në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për zhvillimin e investimit me një sipërfaqe prej 22 ha, si dhe e drejta e përdorimit të brigjeve të detit si dhe zones përkatëse të plazhit në funksion të realizimit të një projekti investues strategjik,” thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Sipas vendimit, nga verifikimi hartografik rezulton se zona e kërkuar, nuk i është nënshtruar ende regjistrimit fillestar sistematik, por aktualisht për këtë zonë ka përfunduar faza e afishimit publik si dhe faza e trajtimit të ankesave.

“Miratohet në parim masa mbështetëse vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 22 ha, në ZK. 3844, sipas koordinatave të këtij vendimi dhe hartës së afishimit publik ku janë përcaktuar numrat e pasurive që prek projekti në Aneksin 1, për zhvillimin dhe realizimin e këtij projekti investimi strategjik, me tarifën simbolike 1 Euro,” thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve të miratuar në qershor të vitit 2023.

Pavarësisht vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Rama, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se “Jala Entertainment Park” do të ndërtohet mbi një pronë të rrëmbyer me dokumenta të falsifikuara si dhe përfshirjen në krim disa institucioneve publike,  duke filluar nga Bashkia e Himarës. /Boldnews

Para

Çmenduria e radhës! Qeveria i jep leje ish-kryetarit të Bashkisë Vorë për kullë 32 kate në mes të Sarandës 

Pas

Arrestohet 53-vjeçari SHQIPTAR në Itali, mbante të mbyllur në shtëpi ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët!

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.