
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë.
Sipas informacioneve, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.
Bëhet me dije se brenda në makinë ndodhenin dy persona, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.