
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Menkulas të Devollit paraditen e sotme (4 Gusht).
Raportohet se një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Mësohet se zetori ka zënë poshtë drejtuesin e mjetit, rreth moshës 75-vjeç.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa nuk dihet gjendja e të plagosurit.