
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po planifikonte një ofensivë për të pushtuar plotësisht Gazën, por brenda qeverisë dhe me drejtuesit ushtarakë kanë pasur disa mosmarrëveshje, sipas të dhënave të ‘The Guardian’ dhe ‘Haaretz’.
Një takim i kabinetit të sigurisë izraelite, i cili duhej të diskutonte urdhrin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për “pushtimin e plotë” të Gazës, ishte planifikuar për sot, por është shtyrë për ditën e enjte për shkak të tensioneve në rritje mbi realizueshmërinë e këtij plani.
Gjithashtu, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe ish-komandantë të lartë kanë paralajmëruar se plani do të rrezikonte jetën e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamas, dhe se operacioni mund të shkaktonte izolim më të madh ndërkombëtar për Izraelin, si dhe do t’i detyronte ushtarët izraelitë të përballeshin me një popullatë ku ende do të ishin të pranishëm luftëtarë të Hamasit.
Mes “kundërshtarëve” është edhe kreu i ushtrisë (IDF), gjenerali lejtnant Eyal Zamir.
Burime të ndryshme raportojnë për mediat në fjalë se Zamir është kundër planit të Netanyahu-t, por që nuk do ta japë nëse plani miratohet.