
Tiranës i mungon sot një prej njerëzve të saj më të dashur dhe më të përkushtuar. Është ndarë nga jeta farmacisti Kolec Daja, një emër i njohur për breza të tërë qytetarësh që e kanë njohur jo vetëm si profesionist, por edhe si njeri të jashtëzakonshëm.
Në momentet më të vështira, Kolec Daja ishte aty – i gatshëm t’u përgjigjej të gjithëve, ditë e natë, me kujdes, përkushtim dhe një ndjeshmëri që e bënte të pazëvendësueshëm.
Ai nuk ishte vetëm një farmacist; ishte një njeri që ktheu profesionin e tij në një mision human, duke ndihmuar me shpirt dhe me zemër këdo që kishte nevojë.