
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina nuk mund të shkelë Kushtetutën e saj për çështjet territoriale, duke theksuar se “ukrainasit nuk do t’ua dorëzojnë tokën pushtuesve”.
Duke komentuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë më 15 gusht, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme për zgjidhje konkrete që mund të sjellin paqe.
Megjithatë, ai paralajmëroi se çdo zgjidhje që nuk përfshin Kievin “do të ishte një zgjidhje kundër paqes”.