E enjte, 19 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si po i godet SPAK figurat qendrore të krimit dhe politikës, media britanike i referohet Shqipërisë

Korrieri nga Korrieri
12.08.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Si po i godet SPAK figurat qendrore të krimit dhe politikës, media britanike i referohet Shqipërisë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan Lea Ypi, një akademike shqiptare, në një libër që do të botohet së shpejti, banditë debatonin nëse korrupsioni ishte “shkaku i mjerimit shqiptar apo pasoja më e natyrshme e tij”. Mund ta dëgjoni të njëjtin argument sot në kryeqytetin e Shqipërisë. Një gjë, megjithatë, ka ndryshuar: për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge. Pa asnjë frikë apo favorizim.

Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) filloi punën në vitin 2019. Sondazhet e opinionit tregojnë se 76% e shqiptarëve i besojnë, duke e bërë atë institucionin më të “popullor” në vend. Gjithnjë e më shumë elita e Shqipërisë, përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, po kapen në rrjetën e SPAK. Edi Rama, kryeministri, nuk është më aq entuziast sa ishte kur ajo arrestonte kryesisht armiqtë e tij.

Në vitin 2023, SPAK e vendosi Sali Berishën, ish-presidentin e vendit që drejton partinë kryesore të opozitës në vend, në arrest shtëpiak. Vitin e kaluar arrestoi Ilir Metën, një tjetër ish-president dhe tani udhëheqës i opozitës. Edhe ai është akuzuar për korrupsion. Ish-ministra në qeveritë e zotit Rama janë arrestuar gjithashtu, dhe në shkurt ishte radha e Erion Veliajt, kryetarit socialist të bashkisë së Tiranës, i konsideruar si një pasardhës i mundshëm i zotit Rama. Të tre i mohojnë akuzat.

Arrestimet e politikanëve janë më të diskutueshme sesa ato të bosseve të krimit.

Berisha pretendon se Rama po e persekuton dhe e quan SPAK-un “kamzhikun e tij”. Por numri në rritje i bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit Rama të akuzuar për korrupsion ka dëmtuar edhe imazhin e tij. Kur u arrestua Veliaj, ishte radha e kryeministrit për të akuzuar SPAK-un për abuzim me të drejtat e njeriut. Kjo sjellje i solli qortime nga Bashkimi Evropian; ndaj Rama hoqi dorë nga sulmet e tij.

Rama ka premtuar se Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. Një rekord në luftën kundër korrupsionit është një kriter jetësor dhe disa shtete anëtare e vlerësojnë shumë bashkëpunimin e SPAK-ut në luftën kundër bandave të drogës. Edhe pse Rama mund të ketë dashur të mbrojë Veliajn, ai gjithashtu e kuptoi se sulmi ndaj tij do të ishte një humbje votash.

Veliaj e filloi karrierën e tij si aktivist kundër korrupsionit. Si kryetar bashkie i Tiranës që nga viti 2015, ai e ka ndihmuar atë të transformohet nga një qytet i rrënuar në një qytet tërheqës. Por SPAK thotë se Veliaj dhe gruaja e tij kanë pastruar para nga zhvilluesit nëpërmjet një sistemi që përfshinte donacione për OJQ-të. 6 muaj pas arrestimit të tij, Veliaj mbetet ende pas hekurave; ai u padit zyrtarisht vetëm më 23 korrik. Kjo është normale në Shqipëri, ku 62% e të burgosurve janë në fakt në paraburgim, një numër shumë më i lartë se kudo tjetër në Evropë.

I paditur së bashku me Veliaj është një deputete e Partisë Socialiste (Klotilda Bushka) e akuzuar për manipulim të dëshmitarëve. 

Arbi Veliaj, vëllai i kryetarit të bashkisë, thotë se SPAK është “bërë mashtrues” dhe se po e mban në burg të vëllanë mbi baza të rreme.

Arrestimi i tij ka përçarë klasat e llafazanëve të Tiranës. Disa murmurisin me zymtësi se SPAK është një rimishërim i Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete të epokës komuniste. Të tjerë janë të kënaqur nga rrëzimi i të fuqishmëve, të cilët mendojnë se kanë vjedhur prej kohësh nga njerëzit e zakonshëm. Burimi gjyqësor thotë se qëllimi i krijimit të SPAK ishte t’i jepej fund “kulturës së pandëshkueshmërisë” së vendit. Në Shqipëri, kjo do të ishte historia e shekullit.

Para

DOSJA/ Milionat e kokainës u groposën nën ullinj, Fadil Balla i investoi tek “Ajman Park”: Tani s’ndalem më!

Pas

Vëllezërit Allgjata 10 milionë euro evazion fiskal në Pezë Helmës, Tatimet kryejnë kontroll të befasishëm dhe nxjerrin faturat

Nga Kategoria

Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë
Aktualitet

Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

18.11.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa
Aktualitet

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 
Aktualitet

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.4k
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12.11.2026
10.4k
Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.