
Avokati i njohur, Saimir Visha i cili ka mundur të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij ka reaguar duke postuar një video në rrjetet sociale.
Përfaqësuesi ligjor ka mundur që të mposhtë sëmundjen e tmerrshme e cila e ka strapacuar prej muajsh.
Përmes një video të publikuar nga vetë ai, Visha shihet teksa realizon ushtrime fizike për forcimin e muskujve dhe rikuperimin e plotë.
Krah videos, avokati shkruan: Ja dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar.
Më herët persona të afërt me të kishin treguar për periudhën e vështirë që ai përjetoi. Për më shumë se një muaj, avokati qëndroi në koma dhe i intubuar, i izoluar nga jeta dhe energjia që gjithmonë e kishte karakterizuar.