Policia e kryeqytetit ka ndaluar Marina Fara, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, gjatë një operacioni të zhvilluar në Tiranë.
Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën asaj disa gramë lëndë narkotike, të dyshuar kokainë. Pas konstatimit të lëndës, hetuesit i komunikuan ndalimin dhe materialet iu referuan më pas organeve të drejtësisë.
Ngjarja është në hetim, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të tjera mbi procedimin penal ndaj saj.













