E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush është Olsi Meta alias Kristian Koni që po hetohet për miliona euro pastrim parash! 

Korrieri nga Korrieri
25.08.2025
në Aktualitet
A A
Kush është Olsi Meta alias Kristian Koni që po hetohet për miliona euro pastrim parash! 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kush është Olsi Meta (alias Kristian Koni) që po hetohet për miliona euro pastrim parash! 

Një individ me identitet të dyfishtë është vënë nën hetim nga organet ligj zbatuese me dyshime të forta për pastrim parash. I dalë nga hiçi, Olsi Meta alias Kristian Koni, është ngritur në piedestal, duke u lartësuar në rangun e biznesmenëve dhe oligarkëve, për nga paratë që qarkullon.

Por kjo rritje galopante kryesisht në fushën imobilare, ka sjellë edhe dyshime të forta se bëhet fjalë për pastrim parash në vlera të mëdha. Informacionet e organeve janë se Meta po sjell paratë nga trafiqet e narkotikëve dhe po i investon në ndërtime në Tiranë dhe bregdet.

Burimet nga organet ligjzbatuese i thanë VoxNews se Meta ka bashkëpunuar edhe me biznesmenë të tjerë, egzistues në Shqipëri, për t’u marrë troje, godina dhe apartamente, duke krijuar një zinxhir. Në fakt, gjithçka bëhet vetëm me letra dhe për bilance, pasi paratë kanë burime të paligjshme.

Kush është Olsi Meta (alias Kristian Koni) që po hetohet për

Faksimile: Në vitin 2021, me emrin Kristian Koni, u krijua firma Kriol.al

Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, në vitin 2021, Olsi Meta alias Kristian Koni, krijoi firmë Kriol.al. Firma ka si objekt eksportin e automjeteve, shit-blerje të pasurive të paluajtshme dhe reklamim për kompanitë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e internetit. Madje, e njëjta kompani merret edhe me internet, televizion, konsulenca menaxheriale, tregti të frutave dhe perimeve apo edhe pjesëmarrje në kuota.

Çdo të thotë pjesëmarrje në kuota?! A mos vallë merren me call-centera dhe me bursa? Një veprimtari e ndaluar në Shqipëri, pasi të tilla aktivitete bëhen për zhvatje dhe mashtrime në fusha të mëdha. Informacionet nga policia e prokuroria flasin se Meta, krahas dyshimeve për pastrim parash, merret edhe me call-centera të paligjshëm, duke krijuar lidhje deri në kupolat e disa organeve.

Hetimet dhe hulumtimet e mëvonshme mund të zbardhin të gjithë aktivitetin e paligjshëm, por firma e tij, duke pasur një objekt me dhjetëra fusha, në vend për abuzime dhe pastrim parash.

Kush është Olsi Meta (alias Kristian Koni) që po hetohet për

Faksimile: Xhiroja e kompanisë për vitin 2024

Si mund të merresh me televizion, shit-blerje pasurish, me kuota, fruta perimi, ndërtime, konsulenca, taksa, informatikë, menaxhim të qendrave tregtare?! Madje, Kriol.al merret edhe me bare-restorante, hotele, resorte, shitje tekstilesh, mallra industrial, shitje të pajisjeve elektrike, materiale për industrinë, hidrosanitare, pajisje zyrash etj, etj.

Kush është Olsi Meta (alias Kristian Koni) që po hetohet për

Faksimile: Xhiroja e kompanisë për vitin 2024

Firma merret edhe me transport të mallrave dhe udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit, si dhe çdo veprimtari tjetër ekonomike që konsiderohet e nevojshme për shoqërinë. VoxNews shfletoi edhe lejet për transport, ku nuk rezulton se kompania Kriol.al të ketë marrë ndonjë licencë transporti. Por nëse nuk transporton njerëz dhe mallra, çfarë sjell në Shqipëri Meta?! Dyshimet janë se paratë nga aktivitetet e paligjshme, brenda dhe jashtë vendit, investohen në pasuri dhe biznese.

Redaksia jonë shfletoi edhe bilancet e fundit të kompanisë Kriol.al, ku rezulton se ka xhiruar qindra mijëra euro, pavarësisht se nuk ka ndonjë aktivitet të mirëfilltë. Dyshimet janë se pronarët dhe administratorët kanë krijuar një rrjet kompanish që bëjnë vetëm fatura furnizimi, por që në fund fitimet janë minimale. Në vitin 2024, sipas dokumenteve, Kriol.al ka dalë me një fitim prej rreth 12 mijë eurosh. Pra, 1 mijë euro në muaj.

Ndërkohë, që në të njëjtin vit firma ka xhiruar gjysëm milioni euro, duke bërë kontrata me kompani të tjera. Duket një rrjet i madh pastrimi parash, pasi paratë investohen në pasuri të paluajtshme dhe më pas shpërndahen.

Kush është Olsi Meta (alias Kristian Koni) që po hetohet për

Faksimile: Në vitin 2023, Olsi Meta me emrin Kristian Koni themeloi kompaninë Azul Rooms, duke xhiruar miliona euro

I njëjti person, me një begraund tepër të dyshimtë, ka hapur një tjetër kompani në vitin 2023. Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, objekti i firmës është dhënie e apartamenteve, dhomave me qira, konsulencë marketingu dhe broker. Sërish me objekte të shumta, çka i mundëson që të bëjë fatura të pafundme për shërbime që askush nuk e di nëse janë bërë apo jo. Organet ligjzbatuese duhet të shohin se kush person, individ, ka bërë pagesa për këtë kompani.

Apo të shohë se me cilat firma apo biznese bashkëpunon Meta (Koni) që ka marrë apartamente dhe dhoma me qira. Aq i fuqishëm është ky individ, që ka filluar të xhirojë miliona euro, dhe ka hapur biznese të pafundme? Madje me nipte sekondare, ku të gjitha të dhënat të çojnë të pastrimi i parave.

Nëse do të themelosh një kompani me 100 mijë lekë dhe më pas të xhirosh miliona euro, natyrisht që të gjitha indiciet të çojnë të pastrimi i parave, pasi aktiviteti i kompanisë fillon në Tiranë dhe përfundon në zonat bregdetare elitare në Palasë dhe Dhërmi.

Ndërkohë që dyshimet janë edhe për aktivitete të tjera në fushën e call-centerave, pasi adresat e kompanive që ai ka themeluar përkojnë me celulat e tyre në kryeqytet. Nga këto aktivitet ai ka arritur të përvetësojë prona të pafundme, si troje, vila, apartamente apo edhe hotele. /voxnews.al

Etiketat: kriolkristian koniolsi meta
Para

DETAJI PREKËS/ Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës, te vëllai 10 vjeçar me leuçemi 

Pas

Kë po kërcënon? Veliaj tjetër mesazh të koduar nga burgu: Kur të flas unë, ti do jesh lajm i fundit!

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.