E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

SHBA synon transformimin e Gazës: Plani 10 – vjeçar për rindërtim dhe zhvendosje të banorëve

Korrieri nga Korrieri
01.09.2025
në Botë
A A
SHBA synon transformimin e Gazës: Plani 10 – vjeçar për rindërtim dhe zhvendosje të banorëve
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një dokument strategjik 38-faqësh, i titulluar “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë”, po qarkullon në qarqet e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump. Sipas burimeve të Washington Post, plani paraqet një vizion të ri për të ardhmen e Rripit të Gazës pas konfliktit, përmes një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë amerikane për të menaxhuar dhe rindërtuar zonën për të paktën dhjetë vite.

Plani është hartuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, por që ka shkaktuar debate për qëndrimet e saj kontroverse. Ai përfshin propozime për zhvendosjen e përkohshme të banorëve palestinezë gjatë procesit të rindërtimit dhe transformimin e Gazës në një qendër industriale dhe turistike në Mesdhe.

Sipas dokumentit, banorëve palestinezë do t’u ofrohet largimi “vullnetar” drejt vendeve të tjera ose në zona të kufizuara brenda Gazës, ndërsa ndërtohen infrastrukturat e reja. Për ata që pranojnë të largohen, parashikohen 5,000 dollarë ndihmë direkte, subvencione për qira për katër vite dhe ndihmë ushqimore për një vit. Pronarëve të tokës u ofrohet gjithashtu një “kupon digjital” për të rindërtuar pronat e tyre, me synim krijimin e një baze të re ekonomike për enklavën.

Plani, zyrtarisht i emërtuar si “Trusti për Rindërtimin, Përshpejtimin Ekonomik dhe Transformimin e Gazës” (i njohur si Trusti i MADH), ka sloganin: “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë abrahamik.”

Reagimet nuk kanë munguar. Reuters ka raportuar më parë për ndërtimin e zonave të përkohshme humanitare brenda dhe jashtë Gazës. Në një deklaratë më 4 shkurt, Presidenti Trump theksoi nevojën që SHBA të “marrë nën kontroll” Gazën, për ta shndërruar në një vend të zhvilluar dhe të sigurt, duke e përshkruar si një potencial “rivierë të Lindjes së Mesme”. Këto komente kanë shkaktuar zemërim mes palestinezëve dhe organizatave ndërkombëtare humanitare, të cilët frikësohen nga një zhvendosje e detyruar e popullsisë.

Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar. Forcat izraelite kanë ndërmarrë sulme intensive në periferi të qytetit të Gazës gjatë fundjavës, duke shkaktuar shkatërrime dhe zhvendosje të reja banorësh. Kabineti i sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është mbledhur për të shqyrtuar një plan për marrjen nën kontroll të plotë të qytetit të Gazës.

Para

The Times: Boom dhe përplasje në Rivierën shqiptare

Pas

Njoftim mbi shkrimin e Korrierit për tenderët e barnave

Nga Kategoria

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve
Botë

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.4k
Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund
Botë

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

21.11.2026
10.4k
Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin
Botë

Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

19.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k
Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

19.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.4k
Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.