E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjyqtari që u ekzekutua me eksploziv në Vlorë! Familjarët e Skerdilajd Konomit: Pse nuk zbardhet vrasja e tij? 

Korrieri nga Korrieri
13.09.2025
në Aktualitet
A A
Gjyqtari që u ekzekutua me eksploziv në Vlorë! Familjarët e Skerdilajd Konomit: Pse nuk zbardhet vrasja e tij? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vrasja e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, më 9 shtator 2011, vijon të mbetet pa autorë. Për të 14-in vit radhazi, familjarët e tij u kërkojnë nstitucioneve që të zbardhin krimin. Familjarët bëjnë apel që të rihapet menjëherë dosja për të cilën kërkojnë transparencë publike si dhe arsyet se përse çështja mbetet e pazgjidhur. Familja kërkon gjithashtu përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare për hetime të paanshme si edhe rikthimin për hetime nga SPAK.

SPAK që shpalli mos kompetencën dhe ia kaloi prokurorisë lokale hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit të Vlorës, e cila ia delegoi Prokurorisë së Fierit, edhe kjo prokurori ka pezulluar hetimet. Siç raporton Top Channel, familjarët e gjyqtarit të vrarë, shpreh shqetësimin dhe indinjatën për vrasjen e pazbardhur të familjarit, një atentat që e konsiderojnë një akt kriminal që përfaqëson jo vetëm goditjen ndaj një individi, por edhe ndaj sistemit të drejtësisë. Për këtë, ata i kanë dëguar një e-mail SPAK-ut. 

Në kërkesën e tyre, ata kërkojnë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij. Ata shkruajnë se kujtimi i gjyqtarit Konomi nuk mund të mbetet thjesht një përvjetor i radhës dhe se nuk mund të pretendohet ndërtimi i një drejtësie të re, nëse krimet ndaj përfaqësuesve të saj mbeten të pazbardhura.

Më tej, ata shtojnë se gjyqtari, Skerdilajd Konomi u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, duke theksuar se ai nuk ishte i përfshirë në asnjë çështje korruptive. 

“Institucioni i SPAK-ut është ngritur me qëllimin për të hetuar pikërisht raste ku krimi, korrupsioni, përfitimi i padrejtë dhe ndikimi mbi drejtësinë kanë bashkëjetuar në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë. Nëse SPAK nuk merret me çështje si kjo, atëherë përse ekziston? Kërkojmë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij. Po ashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë, KLP dhe KLGJ që të bashkëpunojnë ngushtë për një hetim të thelluar. Sot pas 14 vjetësh pritjeje, frikë dhe heshtje, ne si familjarë kemi vetëm një pyetje për ju. A do të guxojë ndonjëherë drejtësia shqiptare të përballet  me të vërtetën, sado e hidhur apo e rrezikshme të jetë ajo?. Ai u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, pronat e trashëguara familjare, të cilat i fitoi përmes një procesi të rregullt gjyqësor”., thonë familjarët në kërkesën e tyre.

Gjyqatari Skerdilajd Konomi u ekzekutua me shpërthim të telekomanduar në mes të Vlorës, 9 shtator 2011, por që ende drejtësia për të cilën punonte, nuk ka dënuar askënd. Konomi, 33 vjeç ushtronte detyrën si gjyqtar i Shkallës së Parë në Vlorë. Makina e babait të dy fëmijëve shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa Konomi ishte në timon në bulevardin Vlorë – Skelë. Edhe pse shumë qytetarë u afruan për të dhënë ndihmën e parë, po kështu edhe zjarrfikëset, ishte shumë vonë. Gjyqtari ndërroi jetë. Çështja e tij u mor në përgjegjësi të Krimeve të Rënda në Tiranë, por ende autorët e krimit mbeten të pazbuluar. Pista bazë deri më tani mbetet ajo e ekzekutimit për pronat në Hamallaj të Durrësit, plot 275 hektarë, për të cilat gjyqtari po kërkonte pronësinë për familjen e tij./

Para

Masakra e Urës Vajgurore me 4 të vrarë! Fran Marashi kërkon lirinë: S’kam gisht 

Pas

Rama njofton hapjen e 4 kapitujve të tjerë në Konferencën Qeveritare

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.