E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Paraja e krimit në Tiranë dhe vilat e Samirit

Korrieri nga Korrieri
30.09.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Rezidencat Green Coast dhe Rolling Hills hinka të pastrimit të parave të mafias? Di gjë Samir Mane? Rasti i Kristian Konit (Olsi Meta) dhe Arben Ahmetajt, si u kanalizuan miliona euro CASH
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Andi Kurti

Sërish sekuestrohet një vilë në komplekset e Samir Manes. Një notereje, 35 vjeç, i sekuestrohet vila në Rolling Hills bashkë me 18 pasuri të tjera, së paku me vlerë 3 milionë euro për shkak se dyshohen se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.

E kuptoj që profesioni i noterit është i mirëpaguar, por nuk e dija që mund të bësh disa milionë euro para moshës 35 vjeç!

Zonja në fjalë ka edhe një histori familje interesante ku babai dhe vëllai i saj u përfshinë në një sherr ku u nxorën edhe armët në zonën e Ali Demit. Po ashtu, zonjës në fjalë iu grabitën 500 mijë euro në vilën e sipërpërmendur, si dhe orendi me vlerë qindra mijëra euro. Asaj edhe më herët i është tentuar vjedhja e makinës luksoze Mercedes G Class. Pra, një luks i vërtetë që reklamohej edhe në rrjetet sociale.

Madje zonja ftohej edhe në emisione televizive për të dhënë mend, duke dalë edhe tek Fezviu. Ajo nuk është rasti i vetëm në këtë trend. Shumë personazhe që reklamojnë jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale dhe dalin ngjashëm në televizion, kanë rënë në duart e drejtësisë si të lidhur me krimin.

Para pak ditësh u bë publik lajmi për kërkesën e arrestit nga autoritetet braziliane për Ervin Matën, një personazh i njohur i këtyre ujërave i lidhur dikur me këngëtaren e famshme Elvana Gjata. Po ashtu, para pak ditësh u zbardh vrasja tragjike e një 21-vjeçari në 2020, e porositur nga një biznesmen në lokalet e të cilit shkonin VIP-at.

Raste të tilla ka pafund, ku njerëz nga bota e krimit shfaqen të lidhur me njerëz të spektaklit dhe televizionit; herë duke i mbështetur në hije, e herë duke dalë si shembuj dhe modele suksesi vetë ata. Këngëtare, modele, aktore, prezantuese dhe blogere shpesh gjenden në këtë rrjetë “suksesi” të dyshimtë dhe të shpejtë, e që heraherës dalin në lajmet e kronikës së zezë lidhur me këta persona të krimit.

Ata investojnë në lokale, bare, vila, biznese dhe ndërtim. I sheh në Tiranë duke lëvizur me makina të shtrenjta, me para që nuk dihet se nga e kanë burimin (së paku atë të ligjshëm). Janë po këta persona që e kanë kthyer Tiranën në një ferr imobiliar ku 5000 euro metri katror po cilësohet si çmim normal. Vetë kryeministri fton të huajt të vijnë të investojnë në prona këtu se do të rriten çmimet së paku dyfish. Hm, 10 000 euro metri?!

Jo keq!

E së fundmi janë ATA: Samir Mane me shokë, që ndërtojnë vilat dhe kulla për t’i strehuar të mësipërmit. Tek vilat e Samirit ka vend për të gjithë; politikanë të korruptuar, biznesmenë të kapur dhe për kriminelë të çdo lloji. Sa në Palasë e në Rolling Hills, vilat blihen nga krimi si një strehëz e sigurt dhe ekskluzive larg syrit të plebenjve dhe organeve të rendit.

Ngjarje të tilla janë bërë të përsëritura tashmë me vilat e Samirit, sigurisht kjo është maja e ajsbergut, pasi nëse realisht do të kishte një kontroll të hollësishëm, pjesa dërrmuese e tyre do të dilte e lidhur me krimin dhe korrupsionin. Por dihet, Samiri ka një aureolë mbrojtëse, sa nga shteti aq edhe nga mediet, që shpesh në ngjarje të tilla, kanë frikë t’i përmendin emrin dhe bizneset. Samiri ka edhe shokë të tjerë oligarkë, edhe ndonjë kokërr që pastron paratë e krimit edhe në mënyrë.
Të shkosh sot në bankë dhe të depozitosh 12-13 mijë euro, të bëjnë 1000 pyetje dhe 100 formularë për burimin e parave, por nëse bën miliona euro askush nuk shqetësohet dhe as nuk të kontrollon, ti je i suksesshëm dhe model që meriton të ftohesh edhe në televizion.
Të thelb të kësaj llumtire gjendet një sistem i ngritur me para të pista që mbajnë në këmbë vanitetin e Tiranës moderne, me kulla, lokale dhe biznese të shtrenjta, e me një njerëz që këtë vanitet të ardhur nga krimi e përplasin në fytyrën e qytetarit të përditshëm i cili punon për të siguruar jetës e tij.
Por me siguri e gjitha kjo nuk është e vërtetë, sepse në Tiranë e Shqipëri nuk ka korrupsion, nuk ka krim dhe nuk ka as oligarkë!
*Marrë nga profili i facebook i autorit
Para

Shpërthimi i tritolit ndaj Range Roverit trondit Fushë Krujën

Pas

FOTO/ TRONDITET Belgjika, 29-vjeçari SHQIPTAR gjendet i varur në një tabelë, mediat: Metodat e KARTELEVE meksikane!

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.