E shtunë, 3 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

EMRAT/ SPAK çon në gjykatë grupin, akuzohen për KORRUPSION e ndikim të paligjshëm!

Korrieri nga Korrieri
22.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
EMRAT/ SPAK çon në gjykatë grupin, akuzohen për KORRUPSION e ndikim të paligjshëm!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj gjashtë të pandehurve të arrestuar në kuadër të operacionit “Ura”, për trafik droge.

Personat akuzohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme që përfshin ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsion aktiv dhe shpërdorim detyre.

Hetimet kanë zbuluar episode të përfshirjes së personave të ndryshëm në korrupsion dhe ndërhyrje të paligjshme në sistemin e drejtësisë dhe kontrollit kufitar.

Sipas SPAK, avokati Armand Tragaj, përmes aplikacionit të koduar SkyECC, ka komunikuar me persona të ndryshëm, duke ndërmarrë veprime në emër të klientëve të tij për të ndikuar në mënyrë të paligjshme funksionarë publikë.

Në një nga rastet, ai ka ofruar edhe përfitime për një dëshmitar apo ekspert gjyqësor.

Në një episod tjetër, i pandehuri Edison Cukaj ka kontaktuar bashkëpunëtorët e tij për të siguruar kalimin e paligjshëm të kufirit në zonën Schengen, edhe pse nuk plotësonte kushtet ligjore.

Me ndihmën e Detit, Shkodrës dhe Memës, ai ka paguar shumën prej 3 mijë euro, të cilat u përdorën për të ndikuar inspektorin e policisë kufitare Naim Behluli, i cili lejoi kalimin pa pengesa.

Të pandehurit e çuar për gjykim janë:

Armand Tragaj, avokat – akuzohet për katër raste të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe një rast të korrupsionit aktiv ndaj dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit.

Edison Cukaj (Gjoka) – akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Serxhio Shkodra, Ervis Deti dhe Bexhed Mema – akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj punonjësve të policisë kufitare.

Naim Behluli, inspektor policie në pikën kufitare të Portit të Durrësit – akuzohet për shpërdorim detyre, duke lehtësuar kalimin e paligjshëm të kufirit në këmbim të favoreve.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.36/3 të vitit 2025, në ngarkim të gjashtë të pandehurve të akuzuar për veprat penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim i detyrës”,  i parashikuar nga nenet 245/1, 312, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Armand Tragaj, me profesion avokat, i akuzuar kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.

Edison Cukaj (Gjoka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.

Serxhio Shkodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.

Ervis Deti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.

Bexhed Mema, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.

Naim Behluli, me detyrë punonjësi i policisë kufitare të pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës,  i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve për procedimin penal 36 të vitit 2019 kanë rezultuar faktet penale të mëposhtme në ngarkim të shtetasve të përmendur.

Në vijim, prokurorët e çështjes e kanë ndarë këtë procedim duke regjistruan procedimin nr 36/3 të vitit 2025.

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane për trafikun e lëndëve narkotike janë evidentuar edhe episodet e mëposhtme të përfshirjes së shtetasve shqiptarë në veprimtari të paligjshme.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë, të përfshirë në veprimtari kriminale.

Para

Del FOTO: Ky është Flori Paluçi, që vrau dhe u vra gjatë konfliktit në Manëz

Pas

Zjarr dhe të shtëna me armë jashtë parlamentit SERB, një i plagosur!

Nga Kategoria

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para
Aktualitet

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.3k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë
Aktualitet

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.3k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor
Aktualitet

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

27.09.2026
10.4k
Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

27.09.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.3k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.