E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

Korrieri nga Korrieri
05.11.2025
në Botë
A A
“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nën sloganin “Ofensiva e Riatdhesimit”, koalicioni Unionit CDU/CSU dhe SPD, i cili është në pushtet në Gjermani nga maji i vitit 2025, synon të rrisë ndjeshëm numrin e njerëzve që potencialisht duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, debati politik dhe mediatik mbi këtë çështje të migracionit zakonisht dominohet nga një fjalë tjetër kyçe: deportimet.

Vështirësia dhe divergjenca e madhe e opinioneve ilustrohet në mënyrë të përkryer nga mosmarrëveshja mbi deportimet në Siri, një vend i shkatërruar nga një luftë e gjatë civile. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) vizitoi së fundmi vendin dhe më pas dha vlerësimin e mëposhtëm për deportimet e detyruara: “Është e mundur vetëm në një masë shumë të kufizuar për momentin”.

Megjithatë, kjo kundërshtohet nga Ministri i Brendshëm Alexander Dobrint (CSU), por edhe nga vetë Kancelari Friedrich Merz. Wadephul beson se deportimet e kriminelëve me origjinë nga Siria janë të mundshme vetëm në “shumë pak raste të jashtëzakonshme”. Ndërsa Dobrint thekson se deportimet e kriminelëve në Afganistan kanë filluar dhe se, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit, po bëhen përgatitje për të filluar deportimet në Siri.

Dallimet në qëndrime

Në këtë debat, Kancelari Friedrich Merz (CDU) u rreshtua pa mëdyshje me Ministrin e Brendshëm Dobrint. “Lufta civile në Siri ka mbaruar, tani nuk ka absolutisht asnjë arsye për azil në Gjermani” – dhe kthimet mund të fillojnë, tha Kancelari, duke shtuar se “ata që refuzojnë të kthehen, sigurisht, mund të deportohen”.

Megjithatë, në praktikë, korniza ligjore në Gjermani për deportime është shumë komplekse. Shërbimi mediatik me seli në Berlin “Integration” e thekson këtë në analizën e tij të paraqitur këtë të hënë, më 3 nëntor:

“(Korniza ligjore për deportimet) është formuar nga ligji kombëtar i qëndrimit dhe procedurave, nga ligji kushtetues, direktivat dhe rregulloret evropiane dhe detyrimet ligjore ndërkombëtare”, thuhet në analizë.

Shumë pak vende për ata që janë të ndaluar për deportim?

Vende shtesë akomodimi do të krijohen në qendra të posaçme paraburgimi ose zona të veçanta të caktuara për paraburgim për deportim. Aktualisht ka rreth 800 objekte të tilla në Gjermani.

Sipas Hanna Franz, numri i personave të ndaluar është rritur çdo vit për një kohë të gjatë – në vitin 2024 kishte rreth 6.000. Ekziston gjithashtu një hendek shumë i madh gjinor – mbi 90 përqind janë burra.

Franka Rel, e cila është përgjegjëse për raste të tilla në Këshillin Rajonal të Karlsruhe (Baden-Württemberg), shpjegon se këta të ndaluar janë kryesisht njerëz që kanë kryer krime, por edhe të tjerë – “një person që është agresiv në zyrën e imigracionit ose në akomodim, dhe gjithashtu njerëz që i kanë rezistuar një përpjekjeje të mëparshme të dështuar deportimi”,shpjegon Rel./DW

Para

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

Pas

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.