E enjte, 19 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e Elvis Dedjas/ Ish-e dashura: Hapi karburant me Qolin, aty nisi sherri, ‘Loshi’ e donte në emër të tij

Korrieri nga Korrieri
05.11.2025
në Aktualitet
A A
Vrasja e Elvis Dedjas/ Ish-e dashura: Hapi karburant me Qolin, aty nisi sherri, ‘Loshi’ e donte në emër të tij
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Para hetuesve ka dëshmuar ish e dashura e Elvis Dedajt, e cila ka treguar detaje nga lidhja e tyre dhe konfliktet që viktima kishte me shokun e tij, Festim Qoli, për një pikë karburanti në Shkozet. Ish-e dashura e tij ka rrëfyer se karburanti ishte i Elvisit, por ai e kishte vënë në emër të Festimit dhe konflikti ndodhi sepse donte ta kalonte në emër të Fatmirës, nënës së tij.

Ajo ka deklaruar se në kohën kur është njohur me Eliva Dedjan viti 2011 ka qenë studente dhe ditën e vrasjes së tij, i ndjeri e kishte çuar nga Durrësi në Tiranë për provim. Sipas saj pseudonimi i Elvisit ishte “Loshi” dhe me nënën e tij është takuar për herë të parë në mort.

P. Mici: Me Elvis Dedajn jam njohur në mars të vitit 2011 dhe lidhja me të ka zgjatur deri kur ai ka ndërruar jetë. Kam qenë në universitet. Me të u njoha përmes shoqes time, që kishte shok Festim Qolin. Elvis Dedja sapo kishte ardhur nga jashtë kur jam njohur me të. Ai kishte qenë në Holandë. Në Shqipëri po diskutonte të hapte një pikë karburanti me Festim Qolin. U hap karburanti, ka qenë në Shkozet. Nuk kam qenë ndonjëherë te karburanti me Elvisin. Festimi merrej me menaxhimin.

Elvisi jetonte me mamanë në Durrës, dhe pjesën tjetër jetonim bashkë në Golem, herë pas here. Ditën e ngjarjes ai më solli në Tiranë sepse kisha provim. Unë bëra provimin, më çoi në Durrës dhe pastaj iku. Ka qenë ora 14:00–15:00. E pashë nga televizioni ngjarjen. 

Ditën e ngjarjes ishte i shqetësuar për çështjen e karburantit, që e kishte vënë në emër të Festimit. Donte ta vendoste në emër të mamasë. Festimi ishte në dijeni të lidhjes time me Elvisin. Nënën e Elvisit e kam takuar për herë të parë kur u bë morti i tij. Kam takuar disa njerëz me të cilët shoqërohej Elvisi. Gjendja e tij ekonomike ishte normale. Për të ardhurat nga karburanti nuk diskutonim ndonjëherë.

Karburanti ishte i Elvisit, por ai e kishte vënë në emër të Festimit dhe konflikti ndodhi sepse donte ta kalonte në emër të Fatmires. Dy-tre muaj para ngjarjes ndodhi konflikti mes Elvisit dhe Festimit. Raporti mes tyre nuk ishte si më parë. Pseudonimi i Elvisit ishte “Loshi”.

Kam qenë në varrimin e Elvisit, Festim Qolin nuk e kam parë aty. Mesa kam marrë vesh, ai s’ka qenë i pranishëm. Elvisi kishte disa celularë, por me mua komunikonte vetëm me një numër. Pas vrasjes së Elvisit, kam kontaktuar me Fatmiren. Unë kam qenë shumë e vogël dhe shumë e tronditur për ngjarjen. Me nënën e tij u takova rreth 40 ditë më pas, kur i kam shkuar në shtëpi.

Festim Qoli është i pandehur në dosje dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Dedajt. Fatmira Dedja, u vra në vitin 2013 në moshën 60-vjeçare, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në Golem. Ajo në atë kohë u godit me sende të forta në mënyrë që vrasja të dukej si një grabitje. Asaj një vit me parë i ishte ekzekutuar në mënyrë mafioze i biri, Elvis Dedja, krim për të cilin ajo kërkonte drejtësi, dhe kishte bërë përpjekjet e saj për të vënë përpara përgjegjësisë autorët. I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka pretenduar se vrasja e Fatmirës është kryer nga Talo Çela, për llogari të Festim Qolit, për shumën e 40 mijë eurove.

Para

Nga janari nis “paqja fiskale”: Do të falen detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014

Pas

Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie

Nga Kategoria

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)
Aktualitet

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.3k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.3k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion
Aktualitet

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës
Aktualitet

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

18.11.2026
10.4k
Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.