E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Një shqiptari duhen 19 paga vjetore (sikur të mos hajë fare) për të blerë një apartament

Korrieri nga Korrieri
07.11.2025
në Aktualitet, Investigim
A A
Droga, korrupsioni, prostitucioni dhe taksat e rritura bëjnë namin me çmimet e apartamenteve, BSH: U shtrenjtuan 45% në 6 muaj
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Blerja e një apartamenti në kryeqytet është kthyer në një mision pothuajse të pamundur për shumicën e shqiptarëve që jetojnë vetëm nga paga mujore. Çmimet e banesave po rriten shumë më shpejt sesa pagat, duke e zgjatur çdo vit më tepër kohën që duhet për të siguruar një shtëpi.

Sipas përllogaritjeve të revistës “Monitor”, një individ që punon me pagë mesatare duhet të punojë rreth 19 vite për të blerë një apartament 70 m² në Tiranë, duke e renditur kryeqytetin shqiptar ndër më të shtrenjtët në Europë përsa i përket përballueshmërisë së strehimit.

Në vitin 2014, një apartament në Tiranë kushtonte mesatarisht 820 euro/m², ose 56 mijë euro për një apartament 70 metra katror. Me pagën mesatare reale të asaj kohe, 51 mijë lekë në muaj, duheshin rreth 13.1 vite punë për të blerë një banesë.

Në vitin 2024, çmimi mesatar ka arritur në 2.100 euro/m², ose 147 mijë euro për të njëjtin apartament, gati tre herë më shumë se një dekadë më parë. Paga mesatare reale në të njëjtin vit ishte 66.100 lekë në muaj, çka do të thotë se një familje duhet të punojë 18.6 vite për të blerë një shtëpi — rreth 6 vite më shumë se në vitin 2014.

Edhe pse kursi i euros është ulur ndjeshëm (në 100.7 lekë, sipas Bankës së Shqipërisë), kjo nuk ka mjaftuar për të kompensuar rritjen galopante të çmimeve. Një apartament standard kushton sot 14.8 milionë lekë, nga 7.8 milionë lekënjë dekadë më parë.

Nëse llogaritet me pagën nominale (77.500 lekë/muaj), periudha e punës për të blerë një apartament në Tiranë mbetet rreth 15.9 vite.

Çmimet e banesave janë rritur mesatarisht 30–40% në vit gjatë tre viteve të fundit, sipas të dhënave nga KeyData dhe Banka e Shqipërisë. Kjo rritje ka ardhur nga një sërë faktorësh:

  • rritja e kostove të ndërtimit dhe e pagave në sektor;
  • taksa të reja bashkiake, si ajo e infrastrukturës dhe e strehimit;
  • çmimet e reja të referencës që kanë rritur automatikisht barrën fiskale për ndërtuesit;
  • ekonomia informale dhe pastrimi i parave, që kanë fryrë artificialisht kërkesën;
  • si dhe rritja e kërkesës nga të huajt, veçanërisht në zonat bregdetare.

Krahasuar me qytetet evropiane, Tirana renditet më keq se Amsterdami, Athina apo Praga për sa i përket raportit mes çmimit të apartamenteve dhe pagave. Në këto qytete, duhen rreth 15 paga vjetore për një banesë 70 m², ndërsa në Tiranë duhen deri në 19.

Sipas vlerësimeve të Numbeo, Shqipëria është vendi më i papërballueshëm në Europë për blerjen e një banese, me një tregues mesatar prej 16.3 vite pune për një apartament, më shumë se çdo vend tjetër të kontinentit.

Ky realitet po e kthen strehimin në një luks për shumicën e shqiptarëve. Të rinjtë e punësuar, edhe nëse kursejnë për vite të tëra, nuk arrijnë të afrohen me çmimet e tregut. Si pasojë, shumë prej tyre zgjedhin qiranë afatgjatë ose largimin jashtë vendit, ku pagat dhe kreditë e strehimit janë më të favorshme.

Në një vend ku të ardhurat për frymë mbeten ndër më të ulëtat në Europë, rritja e vazhdueshme e çmimeve të pronave pa një politikë sociale të qartë për strehimin po e thellon ndarjen mes pasurisë së grumbulluar dhe punës së ndershme.

Sot, blerja e një shtëpie në Tiranë nuk është më ëndërr – është ekuacion i pamundur për shumicën e shqiptarëve që jetojnë me pagë. /korrieri

Para

Marrëveshja: 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL Insurance Group

Pas

Si Behgjet Pacolli rrëfeu një DETAJ tronditës nga Aeroporti i Vlorës ku bie edhe vetë brenda…bashkë me Ballukun

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.