E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria nën reshje ekstreme. Autoritetet paralajmërojnë përmbytje dhe ngrica

Korrieri nga Korrieri
17.11.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Shqipëria nën reshje ekstreme. Autoritetet paralajmërojnë përmbytje dhe ngrica
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti i Gjeoshkencave IGJEO dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak SHMU, vendi do të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë gjatë gjithë javës. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe në zonat mbi 400 metra lartësi me dëborë dhe ngrica, duke rritur rrezikun në qarkullimin rrugor dhe përmbytje.

Ditën e Hënë 17 Nëntor 2025, reshje mesatare deri lokalisht intensive do të prekin qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Në Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Intensiteti pritet të rritet gjatë pasdites.

Ditën e Martë 18 Nëntor reshjet shtohen në të gjithë territorin. Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri shumë intensive. Në Lezhë priten reshje intensive. Dibra, Durrësi dhe Tirana do të kenë reshje mesatare deri intensive. Shtrëngatat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin.

Ditën e Mërkurë 19 Nëntor pritet kulmi i motit të keq me reshje të dendura. Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të kenë reshje intensive deri shumë intensive. Në qarqet e tjerë intensiteti do të jetë mesatar deri i lartë.

Ditën e Enjte 20 Nëntor pritet ulje graduale e intensitetit të reshjeve. Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër do të kenë reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.

Reshjet në formë dëbore parashikohen në zonat malore në Veri, Lindje dhe Juglindje, duke sjellë mundësinë e ngricave dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas parashikimeve hidrometeorologjike, në basenin e Drinit reshjet pritet të arrijnë:

Fierzë 150 deri 200 milimetra

Koman dhe Vau i Dejës deri në 300 milimetra

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar të gjitha strukturat vendore dhe qendrore të marrin masa për parandalimin e përmbytjeve, të jenë në gatishmëri të menjëhershme dhe të sigurojnë koordinim ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencave.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivel maksimal. Strukturat e emergjencave civile do të informojnë publikun për çdo zhvillim të ri.

Qytetarët në zonat e prekura ftohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Para

Tifozët anglezë tërbohen me gjestin e Bellingham ndaj Asllanit: Mjaft më!!!

Pas

“Bujqësia dhe Kohezioni”/ Hapet sot Grupkapitulli V në Bruksel, i fundit i procesit të integrimit

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.