E martë, 24 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

IN Memoriam/ Si sot, 6 vite më parë ra TËRMETI TRAGJIK që u mori JETËN 51 personave!

Korrieri nga Korrieri
26.11.2025
në Aktualitet, Slider
A A
IN Memoriam/ Si sot, 6 vite më parë ra TËRMETI TRAGJIK që u mori JETËN 51 personave!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Si sot, 6 vite më parë, Tirana, Durrësi, Laçi, Lezha, Thumana dhe disa qytete të tjera të vendit do të lëkundeshin nga tërmeti më i fortë në 40 vitet e fundit.

Ishte ora 03:54 kur toka shqiptare u “shkund” nga tërmeti me magnitudë 6.4, me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, por që u ndje deri në Beograd, 370 kilometra larg epiqendrës.

Tërmeti tragjik, që kujtohet e sot, u mori jetën 51 personave dhe u shuan përgjithmonë disa familje.

Më poshtë, po sjellim dhe njëherë në kujtesë emrat e të gjithë viktimave dhe familjeve që ose u shuan përgjithmonë, ose në jetë mbeti vetëm një anëtar i tyre.

Një nga familjet më te prekura nga tërmeti ishte familja Lala, ku 8 anëtarë të saj u nxorën të pajetë nga rrënojat.

I gjallë doli vetëm 17 vjeçari Ramë Lala, i cili u dërgua më pas për kurim jashtë vendit.

Viktimat janë:

– Sahadete Lala, 79 vjeç

– Ilir Lala, 52 vjeç i paralizuar prej vitesh

– Marjeta Lala, 31 vjeç nëna e gjashtë fëmijëve

– Griselda Lala, 19 vjeç, motra e Rama Lalës

– Amelia Lala 9 vjeçe

– Emilio Lala 6 vjeç, djali

– Dionis dhe Dionisa Lala binjaket 2 vjeçare te familjes.

Një tjetër familje që u shua si pasojë e lëkundjeve të forta të mëngjesit të 26 Nëntorit ishte dhe familja Cara nga Thumana, e cila humbi nën rrënoja 6 anëtarë të saj. Në jetë por të plagosur u nxorën nga familja Cara kryefamiljari Albert Cara 54 vjeç dhe Lindita Cara.

– Fatmira Cara 53 vjeç,

– Hasan Cara vjeç 18,

– Anthi Cara vjeç 72,

– Almir Cara vjeç 29,

– Stela Zvergeci vjeç 21, e fejuara e Almir Carës, nga Korça

– Erisa Cara, 28 vjeçe.

Tragjik ishte dhe fati i familjes Reçi, 4 anëtarët e së cilës u larguan përgjithmonë nga kjo botë dhe lanë pas shumë dhimbje për të afërmit, ashtu si për të gjithë viktimat që kujtohen sot. Eduard Reçi mbeti nën rrënoja bashkë me bashkëshorten, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit, Kristi Reçi ishte e fejuara e djalit të kryeministrit Rama, Greg Rama.

-Eduard Reci 54 vjeç,

-Dolora Reci 49,

-Kristi Reci 25 vjeç,

-Klaus Reci 21-vjeçar.

Një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, Klement Çupi kishte dy ditë që ishte kthyer në atdhe nga Anglia, ku edhe punonte si taksist. Ai humbi jetën bashkë me nënën dhe babain, nga rrënojat i gjallë doli vetëm i vëllai, Nikolin Çupi.

-Klement Çupi ,37 vjeç

-Hajredin Çupi 66 vjeç

-Lutfie Çupi.

Familja Greku ishte një tjetër familje që u shua nga tërmeti tragjik. 31 vjeçari Saimir Greku qëndroi i fortë për shumë orë nën rrënojat e gurta. Komunikoi vazhdimisht me ekipin e shpëtimit derisa ata ia dolën ta nxjerrin gjallë. Për shkak të plagëve të shumta, Saimiri nuk ndërroi jetë kur doli nga gërmadhat. Viktimë bashkë me të mbetën dhe dy prindërit.

– Saimir Greku

– Pëllumb Greku 57 vjeç

– Çelike Greku.

Viktima mbetën edhe Drita Cakoni 15 vjeç dhe i ati Kastriot Cakoni 58 vjeç. Fatmirësisht nga kjo tragjedi shpëtoi gruaja e Kastriotit së bashku me djalin të cilët sot janë strehuar nga shteti.

Nënkolonel Bajram Hajdarmataj 54 vjeç, ishte një tjetër viktimë e tërmetit te 26 nëntorit. Ai humbi jetën në Kavalishencën e Ministrisë se Brendshme ne Durrës, e cila u shembë nga lëkundjet. Gjithashtu viktima mbetën dhe dy vëllezërit nga Kosova, Isah Abazi 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi 32 vjeç, te cilët lanë pas dy fëmijë dhe kishin ardhur ne Shqipëri për te punuar si mekanikë.

I trishtë ishte dhe fati i Diena dhe Esiela Karanxha, nënë e bijë që u larguan përgjithmonë. Diena vite më parë kishte humbur dhe bashkëshortin, ndërsa në 26 Nëntor ndërroi jetë vetë bashkë me vajzën 8 vjeçare. Edhe nëna e Dienës, Roza Meçja, u nxor e pajetë nga rrënojat.

Viktimë e tërmetit tragjik mbeti dhe Eviola Broshka, balerina 28 vjeçare e cila humbi jetën tek hotel Mira Mare ne Durrës. Tragjik ishte dhe fati i 26 vjeçarit Kristian Preçi, i cili arriti të dilte nga rrënojat i gjallë por humbi jetën si pasojë e aksidentit rrugës për në spital.

Ersid Hoxholli 32 vjeç, gjithashtu pati një fat të trishtë. Për shkak të stresit dhe panikut u hodh nga pallati në Mamurras dhe ndërroi jetë. Edhe Selvie Lala, 77 vjeçe ndërroi jetë nga tërmeti bashkë me mbesën Arjela Lala, 4 vjeçe.

– Aderina Kadili nga Thumana

– Sadik Qato nga Durresi, 85 vjeç,

– Rozeta Mecja, 59 vjeç nga Durrësi

– Sotiraq Misha , 49 vjeç nga Durrësi

– Nafije Rexhepi nga lagjja 4 nga Durrësi

– Flatar Zenelaj 64 vjeç nga Durrësi

– Xhuljeta Gjana 60 vjeç nga Durrësi

– Bukurie Leka, 80 vjeç nga Thumana

– Fatmira Cuka 44 vjeç

– Sardi Cuka 19 vjeç

– Bukurie Leka,

– Suada Hysa 18-vjeç

– Diestela Steneci,

– Xhesika Biqiku 20 vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Traumës, i ra në kokë tulla e pallatit në Kombinat.

Para

SPAK propozon që Jon Keta të marrë drejtimin e BKH

Pas

Qeveria shpërblen pensionistët për festat e fundvitit, ja shuma që përfitojnë

Nga Kategoria

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë
Aktualitet

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

24.11.2026
10.3k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi
Aktualitet

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.3k
Aktualitet

Veliaj futet “all in” kundër Ramës, presion për zgjedhjet në Tiranë: Si po shtohen zërat se mund të nxjerrë kandidat të vetin

24.11.2026
10.3k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani
Aktualitet

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“E dashura ka varësi emocionale ndaj meje” – Justifikimi i çuditshëm i shqiptarit të dënuar për drogë, që Britania do ta dëbojë

“E dashura ka varësi emocionale ndaj meje” – Justifikimi i çuditshëm i shqiptarit të dënuar për drogë, që Britania do ta dëbojë

23.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Thellohet bilanci i atentatit në Fier, pas Sel Çamit ndërron jetë në spital edhe nipi i tij

Thellohet bilanci i atentatit në Fier, pas Sel Çamit ndërron jetë në spital edhe nipi i tij

24.11.2026
10.4k
Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Çmenduria: Garazhet në Tiranë arrijnë mbi 100 mijë euro, parkimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë

Çmenduria: Garazhet në Tiranë arrijnë mbi 100 mijë euro, parkimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë

23.11.2026
10.4k
Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.