E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Bashkëpunim kundër krimit të organizuar, SPAK nënshkruan memorandume me 5 shtete të Amerikës Latine

Korrieri nga Korrieri
05.12.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Bashkëpunim kundër krimit të organizuar, SPAK nënshkruan memorandume me 5 shtete të Amerikës Latine
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SPAK ka nënshkruar pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë në pesë shtete të Amerikës Latine, në kuadër të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar.

Memorandumet u nënshkruanë në Hagë, gjatë takimit të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor me shtetet e Amerikës Latine. Shqipëria u përfaqësua nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Dorina Bejko.

Njoftimi i SPAK:

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, znj. Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3 dhjetor në takimin e nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë.

Gjatë fjalës së tij, z. Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të frytshëm me agjencitë partnere dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit:

“SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë.”

Në kuadër të këtij takimi, z. Dumani zhvilloi takime bilaterale me homologët e Paraguajit, Perusë, Kilit, Brazilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Ekuadorit. Gjithashtu, SPAK nënshkroi pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Paraguajit. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve dhe takimeve bilaterale është forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht trafikut të lëndëve narkotike.

Këto aktivitete u zhvilluan brenda kuadrit të një eventi më të gjerë tre ditor, më i madhi i organizuar ndonjëherë nga EUROJUST, me partnerët e vendeve të treta, ku morën pjesë, veç vendeve të Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine edhe ato të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Fokus i këtij eventi ishte forcimi i bashkëpunimit operacional mes këtyre rajoneve dhe Bashkimit Europian.

Para

SPAK përgënjeshtron Veliajn: Ish kryebashkiaku është njohur me dosjen, avokatë munguan në 8 seanca

Pas

3 mijë PAUND për të lënë Anglinë/ Ministria e Brendshme angleze u kërkon 700 familjeve SHQIPTARE të largohen vullnetarisht!

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale

Bordi rrit çmimet e karburanteve

08.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.