E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Jo vetëm në Llogara dhe në Unazën e Tiranës, zbulohet afera tjetër e Evis Berberi tek OST

Korrieri nga Korrieri
05.12.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Jo vetëm në Llogara dhe në Unazën e Tiranës, zbulohet afera tjetër e Evis Berberi tek OST
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një nga gjërat që ndikoi te rënia e sistemit në kolaps në 21 qershor 2024 në vendin tonë ishte edhe mungesa e planifikimit të projekteve infrastrukturore në raport me projektet energjetike, projekte të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Duhet theksuar se ndërtimi i rrugëve të reja kërkon spostime dhe ndryshime në linjat e transmetimit, siç është rasti i Thumanë-Kashar dhe Unazës së Jashtme.

Ironia me projektet e Operatorit e Sistemit të Transmetimit është fakti se në skenë del ish ortaku i ish Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberit, Valter Begaj. Ky i fundit është arrestuar së bashku me Evis Berberin, pasi ish Drejtori  i ARRSH-së akuzohet se ka kaluar fonde publike te kompania me qëllime përfitimi, duke i  kaluar te një kompani tjetër.

Sipas inxhinierit elektrik Azmer Duleviç, kompanitë publike në sektorin e energjisë kanë probleme me administrimin e fondeve publike.

“Fatkeqësisht duhet ta them që është një ndër sektorët ku kanë ndodhur abuzimet më të mëdha, në të gjithë këto 34 vite në vend dhe sektori ku kanë ndodhur këto abuzime, mungesa e investimeve, mungesa e prodhimit”, u shpreh për “Vetting” inxh. Duleviç.

Në vitin 2019 kompania “Net Group” e Valter Begaj së bashku me “ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS” shpk kanë fituar tenderin për mbikqyrjen e punimeve gjatë zbatimit të kontratave të punëve, të parashikuar në investimet e OST sh.a. për vitin 2019 me ofertë fituese 13 milionë lekë ose 100 mijë euro.

Madje “ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS” shpk është pjesë e bashkimit të kompanive që ka fituar koncesionin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, së bashku me “Gener 2”, “I.D.K-KONSTRUKSION”. Ky koncesion është një skandal i evidentuar më herët nga redaksia “Vetting”, pasi në konflikt të mundshëm interesi ish zv.kryeministrja Balluku ka firmosur VKM-në për familjarin e vartësit të saj Blendian Dalipi, administratori aktual i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Këto kontrata mund të lidhen me një nga projektet më famëkeqe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e linjës së transmetimit Tiranë-Rrashbull (Unaza energjitike) i financuar nga një hua prej 45 milionë euro dhe i ndarë në dy komponentë (lote) linjën Tiranë-Rrashbull dhe Unazën 110 kV të Tiranës.

Ky projekt nën drejtimin e administratorit Skerdi Drenova dhe ministres Belinda Balluku është amenduar disa herë, kostot janë rritur rreth 25 % më shumë se vlera totale fillestare dhe ka akoma elementë të marrëveshjes që ngrenë pikëpyetje për kamat vonesat. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky paraqitet si një prej projekteve më problematike të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Kontrata për këtë projekt është firmosur me kompaninë portugezese “Efacec Engenharia e Sistemas, S.A” në 14 nëntor 2018, pra rreth 7 vite më parë dhe kompania do të rezultonte me problemet me aksionerët. Megjithatë, përmes amendamenteve të njëpasnjëshme, sidomos me amendamentin nr. 3, afatet u shtynë deri në mars 2024 për seksionin 1 dhe gusht 2025 për seksionin 2 ndërsa vlera totale e kontratës u rrit në 23,9 milionë euro.

Kjo rritje prej mbi 4.7 milionë euro është justifikuar nga kontraktori me kërkesat e tij për kompensime shtesë, të paraqitura periodikisht që prej vitit 2020, duke përfshirë pretendime për vonesa nga pandemia, rritje çmimesh ndërkombëtare dhe kërkesa të drejtpërdrejta për përshkallëzim të kostos së kontratës. Këto pretendime u shtuan në takimet e vitit 2022, ku kontraktori kërkoi rishikim të çmimit dhe afatit ndërsa OST-ja nuk kishte marrë ende vendim përfundimtar, duke e lënë kontratën të hapur ndaj rritjeve të mëtejshme të kostos.

Pavarësisht detyrimeve të kontraktorit, situata në terren për nënstacionin Rrashbull mbetet një prej dështimeve më të dukshme. Për më tepër, kolaudimet e punimeve janë kryer nga grupe të ngritura me urdhra të brendshëm të OST-së, por një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve nuk posedonin licencat e detyrueshme, duke shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë ligjin nr. 8402 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.

Nga ana tjetër, projekti ka vuajtur edhe nga kaosi teknik dhe institucional i krijuar nga ndryshimet e pandërprera të konfigurimit të linjës. Sipas marrëveshjes së huas, linja duhej të ndërtohej për 220 kV. Në mbledhjen e Këshillit Teknik më 14 nëntor 2016, Këshilli vendosi që linja të ndërtohej me shtylla për 400 kV, por me përcjellës vetëm për 220 kV, duke krijuar një projekt hibrid jashtë parashikimeve të huas dhe studimit fillestar.

Pra, pavarësisht rritjes së vlerës së kontratës, zbatimi praktik ka mbetur pas, duke krijuar një tjetër mospërputhje të thellë midis fondeve të shpenzuara dhe volumit real të punimeve.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kontratën e Lotit 2, e cila është nënshkruar në nëntor 2018 me kompaninë e huaj “Energoinvest Sarajevo, Bosnjë & Hercegovina” dhe ka hyrë në fuqi në maj 2019 si projekt me me “çelësa në dorë”, në objektin e së cilës përfshihen furnizimi i mallrave dhe pajisjeve, instalimi i tyre dhe punimet e ndërtimit me vlerë 18,4 milionë euro.

Kjo kontratë është amenduar duke i shkuar kostot në 19,9 milionë euro. Por edhe vlera e kontratës së konsulentit “Fichtner Bauconsulting GmbH” është rritur me 75%, duke sjellë rritje të kostos në vlerën 1,8 milionë euro, i cili është njëkohësisht edhe mbikqyrësi i projektit.

Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se rreth 70% të aksioneve të kompanisë “Efacec Engenharia e Sistemas, S.A” kanë qenë deri në vitin 2020 në pronësi të Isabel Dos Santos, që deri para disa viteve sipas revistës “Forbes” konsiderohej si gruaja më e pasur në Afrikë, tashmë e zbritur nga froni.

Ajo është e bija e ish presidentit të Angolës, të ndjerit José Eduardo dos Santos, që ka qeverisur Angolan për gati 3 dekada. Në fakt, në janar 2020 do të publikohej skandali “Luanda Leaks”, një investigim nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) dhe 36 media partnere, ku evidentohen afera të Isabel Dos Santos, që dyshohet se duke patur ndikimin nga pushteti i babait e bënë dos Santos gruan më të pasur të Afrikës dhe e lanë Angolën, të pasur me naftë dhe diamantë, ndër vendet më të varfra në botë./ Emisioni VETTING-News 24

Para

Kursi i Euros prek një minimum të ri historik, ja me sa këmbehet monedha europiane

Pas

AKU kthen ngarkesën me misër nga Serbia, tjetrën e bllokon për asgjësim

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.