E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Marrëveshja e 17 majit me Bashën, Rama zbulon për herë të parë bisedat mes të dyve: Kam merak mos qesh ti kur të flas unë…

Korrieri nga Korrieri
19.12.2025
në Aktualitet
A A
Marrëveshja e 17 majit me Bashën, Rama zbulon për herë të parë bisedat mes të dyve: Kam merak mos qesh ti kur të flas unë…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike në atë që njihet si marrëveshja e 17 majit.

Rama tha se ka biseduar me Bashën vetëm për vetëm në një prej sallave të Kuvendit. Sipas tij, Basha mori çdo gjë që kërkoi dhe pati bekimin e Sali Berishës.

Blendi Fevziu: Ka mbetur mister dhe nuk ju kam pyetur asnjëherë një takim i famshëm i 17 majit 2017 me Lulzim Bashën. Në këto 35 vjet është një nga marrëveshjet e mëdha që ti ke bërë sepse Nano-Berisha kanë bërë marrëveshje.

Edi Rama: E bekuar nga ai tjetri 100%.

Blendi Fevziu: Të më tregosh ndonjë detaj, çfarë ka ndodhur?

Edi Rama: Unë nuk mundem dot të mos e them atë që Luli i shkretë nuk e thotë dot më. Unë e them, për Lulin jo për vete. Çfarë do të dish ti?

Blendi Fevziu: Sot pas kaq vitesh si ndodhi që u futën dy njerëz, bënë një marrëveshje, të gjitha i ndanë dhe u zgjidh. Ndërkohë kishte një mosmarrëveshje me vite që shkonte?

Edi Rama: Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë, flet për rajonin, flet për Kosovën, për Malin e Zi dhe unë thashë çfarë muhabeti është ky. Një nga një të tëra, rajoni. Mbyllet rajoni dhe thotë sa i përket këtu thotë, s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani thotë ne po ikim se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh i them unë? Do e takoj më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika. Se s’po të them shumë detaje të tjera se do zgjatem. Si përfundim, i them unë mbrapa, tani çfarë plani? Plani me pika pa pika. Po sikur të fillojë historia nga e para ose nga ana tjetër. Ti e ke bërë tënden, s’ke punë fare. Amerikan me një fjalë, shkurt muhabeti. Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz i thashë, unë do i shkoj atje atij. Do i shkoj atje në takim. Leje tani – tha – çfarë do i shkosh në takim atij. Do i shkoj në takim i thashë, më thuaj çfarë meraqesh ke. Unë u nisa për Elbasan, se e ke Taulantin gjallë, se i thashë ma jep mua fjalën se do iki. Ku do shkosh? Do shkoj te Luli i thashë. Më thotë Gramozi. Ke ndonjë merak ti i thashë unë. Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë. Tha, dy gjëra kam merak unë, data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje. Aty ishin të gjithë këta. Brenda ishin të gjithë këta karavidhet dhe filluan muhabetet e tyre. U thashë unë nuk kam punë me ju, kam ardhur për këtë. S’kam lidhje me ju fare, çfarë më thoni mua.

Blendi Fevziu: Si e more më vete?

Edi Rama: Unë kam ardhur për ty i thosha unë. Ai siç e ka atë stilin. Shihte të tjerët. Në një moment të caktuar i them do çohesh ti të vish me mua. Si me fol bashkë. Këta të tjerë, kush nuk e di. Fatmir Mediu më duket, nuk lëviz ky pa ne tha. Pse i thashë unë, çfarë ju ka ky juve. Hajde i thashë se po të pres te salla tjetër. Hajde i thashë, më mirë hajde ti te unë, se sa të vijë raketa ty i thashë. Raketa kisha parasysh goditjen që do ndodhte. Unë fola për një raketë që e dija, jo për raketa që do shkonin te Mali me Gropa. Dhe erdhi. Ça do tha? Ulu. U futëm, është një sallë e madhe aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Fol e fol e fol. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti i thashë, s’dua të flas fare. “Kam merak mos qesh ti kur të flas unë”. Jo mo unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë tha se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze.

Blendi Fevziu: Ti paska dorëzuar zgjedhjet që në atë moment. Kur të thotë kryetari i opozitës mos qesh kur flas unë.

Edi Rama: Mos ta bëjmë kështu. Ishte miqësore.

Blendi Fevziu: Ishte i kuptueshëm në marrëveshje?

Edi Rama: Ishte e thjeshtë fare, mori çdo gjë që kërkoi.

Blendi Fevziu: Çfarë bekimi mori atëherë se më the u bë me bekimin e Berishës? A ishit vetëm ju të dy tek për tek?

Edi Rama: Po vetëm ne të dy, por unë u informova ndërkohë. Më informoi ai se u takuam prapë të nesërmen. Ishte tha një gjysh i lumtur.

Blendi Fevziu: Ty t’i mori në tavolinë pa biseduar me njeri?

Edi Rama: Aty jo. Hiri i të vërtetës e do që aty ai… I thashë, do marrësh të pyesësh. Merr pyet i thashë se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes tha. Unë i thashë një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha, do japë bekimin. Edhe e dha bekimin.

Para

Arrestohet ish-ministri dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë, Sveçla: Dëmtuan buxhetin e shtetit

Pas

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

23.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.