E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion GTS-së dhe MESSER-it tenderat e oksigjenit spitalor

Korrieri nga Korrieri
25.12.2025
në Aktualitet, Slider
A A
SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion GTS-së dhe MESSER-it tenderat e oksigjenit spitalor
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i kryesuar nga pukjania Arlinda Pogaj, ka krijuar një skemë të re për shpërndarjen e parave të oksigjenit spitalor. Sërish fitues janë dy kompanitë e vjetra, GTS dhe MESSER, të cilat me metoda tepër të dyshimta, madje edhe me kallëzime dhe hetime në disa institucione ligjzbatuese, përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme, arrijnë të gllabërojnë të gjitha qindarkat e akorduara nga shteti.

Duke qenë se disa institucione, përfshirë Spitalet Universitarë, Rajonalë apo Lokalë, hoqën dorë apo iu hoq e drejta për të bërë procedura, në “lojë” u fut Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Ashtu siç e paralajmëroi VoxNews disa javë më parë, fitues dolën dy kompanitë që i kanë bërë monopol këto tendera, për shkak të kritereve të vendosura nga institucionet shtetërore, duke përjashtuar direkt dhe indirekt firma të tjera.

Të dyja kompanitë kanë kapur të gjithë tregun, duke bërë biznes me vetë shtetin, i cili deri më tani e ka pasur të pamundur që t’i ndalojë, pavarësisht se çmimi i oksigjenit është 3 ose 4 herë më i lartë sesa në vendet e rajonit. Ka dyshime se dy firmat në fjalë drejtohen nga të njëjtët pronarë, teksa as Arlinda Pogaj nuk e ndaloi këtë fenomen, duke ndjekur “rrugët” e drejtuesve paraardhës që kanë firmosur në këto procedura, disa prej të cilëve kanë dëshmuar edhe në Prokurorinë e Posaçme.

VoxNews ka analizuar dhjetëra dokumente, kryesisht njoftimet e tenderëve të hapur disa javë më parë nga OBP-ja, u skema kësaj herë është bërë akoma më e trashë. Nëse tenderët e viteve të kaluar ka pasur vetëm një ofertues, ku tenderin e Durrësit e fitonte njëra firmë, kompania tjetër merrte tenderin e Korçës. Tashmë, në të gjitha lotet e hapura nga Pogaj, të dyja kompanitë “garojnë” me njëra tjetrën, duke i ndarë vetëm disa qindarka, nga fondi limit, oferta e firmës fituese dhe oferta e firmës humbëse.

Kompanitë, me “bekimin” e Arlinda Pogajt, kanë krijuar një saktësi kirurgjikale në çdo tender, duke e bërë “garën” formalisht të rregullt me letra, por me dyshime të mëdha se të gjitha procedurat kanë qenë të paracaktuara, në marrëveshje të plotë mes të dyjave, por edhe me dijeninë e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për oksigjenin mjekësor në Berat

VoxNews ka shfletuar këto dokumente, teksa në tenderin për blerje oksigjen për Qendrën Spitalore Berat, fitues është shpallur kompania Messer Albagaz. Fondi limit i kësaj procedure ka qenë 15,939,000 lekë, teksa firma fituese, Messer, ka ofruar 15,862,800, disa qindarka më pas sesa vlera e fondit limit.

Por, në procedurat e këtij tenderi ka marrë pjesë edhe GTS-ja, e cila ka ofruar 15,939,000, ose sa 100 % të fondit limit. Me këtë skemë, OBP-ja i ka kursyer shtetit vetëm 76 mijë lekë të rinj.

SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion

Faksimile: Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për fituesin e tenderit të oksigjenit në Gjirokastër

Kalojmë te tenderi për blerjen e oksigjenit për Spitalin Rajonal Gjirokastër. Fitues ka dalë sërish MESSER. Fondi limit i tenderit ka qenë 11,059,200 lekë.

Firma fituese ofroi 11,008,000, ose 50 mijë lekë më pas sesa vlera. Ndërkohë, në tender mori pjesë sërish GTS-ja, e cila në këtë procedura ofroi 11,040,000 lekë, ose 20 mijë lekë më pak sesa vlera e fondit limit. Gjithçka e paramenduar.

Megjithëse është një skemë e qartë, sërish kursimtarja Arlinda Pogaj s’e ka vënë re. Ndoshta këtë procedurë, por le t’i analizojmë një tjetër tender.

SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion

Faksimile: Fituesi i tenderit për blerjen e oksigjenit spitalor për Senatoriumin, “Shefqet Ndroqi”

Tenderin e oksigjenit për “Shefqet Ndroqin” e fitoi GTS-ja. Fondi limit ishte 30,153,600 lekë. Firma fituese, GTS-ja ofroi 29,985,000 lekë, ose 168.600 lekë, rreth 1700 euro më pak.

Sërish, edhe në këtë tender ka pasur një ofertë të dytë, ku kësaj herë MESSER bëri një kundërofertë. Kjo kompani ofroi 30,150,400 lekë, ose 3.200 lekë më pas sesa fondi limit.

Veprime të turpshme, duke qenë se janë bërë nën hundën e Pogajt apo të vartësve të saj, gjithmonë të kujdesshëm për të bërë raporte se kanë kursyer kaq e aq para.

SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për oksigjenin e Spitalit Rajonal të Durrësit

Le të vijojmë, kësaj herë me tenderin e oksigjenit spitalor në Durrës. Këtu ka dalë fitues GTS-ja. Vlera e tenderit ka qenë 33,613,056 lekë pa TVSH. GTS-ja ofroi 33,424,200, lekë ose 188.856 lekë më pas sesa fondi limit. As 2 mijë euro më pak.

SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për oksigjenin e Spitalit Rajonal të Durrësit

Ndërkohë, le të shohim fondin e akorduar nga Messer, e cila në këtë procedurë ofroi 33,610,560 lekë. Në këtë rast, diferenca me fondin limit ishte vetëm 2.496 lekë, ose rreth 25 euro. Shuma qesharake, ku të tria vlerat ndahen vetëm me qindarka!

Në këtë tender, në njoftimin e fituesit, sikur mos të kishte ndodhur asnjë gjë, vendoset edhe emri i titullarit të autoritetit kontraktor, Arlinda Pogaj. Një dukje në këtë rast, ndoshta e ekzagjeruar, ku tashmë pukjania ndihet më e fuqishme, për shkak se drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj është nën akuzë. Por, me këtë vepra, duket se edhe Pogaj do të ketë të njëjtën rrugë.

SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion

Faksimile: Njoftimi i tenderit të oksigjenit në Spitalin Memorial të Fierit

Në datën 16 dhjetor 2025, është shpallur edhe fituesi i tenderit për oksigjenin në Spitalin Memorial të Fierit, sërish nga OBP. Fitues doli GTS-ja, teksa fondi limit ishte 15,451,776 lekë.

Fituesi ofroi 15,364,200 lekë, ose 87.576 lekë më pak sesa fondi limit. Një diferencë prej rreth 900 eurosh. Edhe në këtë tender kishte një kundër ofertë, nga Messer, e cila ofroi 15,451,520 lekë, ose 256 lekë më pak sesa fondi limit.

Të jenë kaq qesharak, saqë t’ia hedhin edhe kursimtares Arlinda Pogaj?!

SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion

Faksimile: Fituesi i tenderit të oksigjenit spitalor për Spitalin e Dibrës

Vijojmë dhe t’i kujtojmë Pogajt, apo vartësve të saj që punën e vetme në OBP duket se kanë “share” të postimeve të drejtoreshës, sesa ka kursyer në tenderin për blerjen e oksigjenit në Dibër. Fitues këtu ka dalë Messer. Fondi limit ka qenë 2,277,000 lekë. Fituesi ofroi 2,270,400 lekë, ose 6.600 lekë më pak sesa vlera e akorduar.

Kundëroferta kësaj here është bërë nga GTS-ja, e cila duket se është “mundur” në këtë tender. Kjo kompani ofroi 2,277,000 lekë, ose sa 100 % e vlerës së fondit limit. Këtu Pogaj kurseu rreth 70 euro.

SKEMË e re, FITUES të vjetër/ Arlinda Pogaj i jep me rotacion

Faksimile: Njoftimi i fituesit nga OBP për tenderin e blerjes së oksigjenit spitalor në Lezhë

Tenderi i fundit i analizuar nga VoxNews ishte për oksigjenin në Lezhë, ku fitues doli GTS-ja. Fondi limit ishte 13,305,600, teksa fituesi ofroi 13,230,000 lekë, ose 75.600 lekë.

Oferta e kompanisë tjetër, Messer, edhe në këtë rast dyshohet se është formale, ishte 13,305,600 lekë, ose sa 100 % e vlerës së fondit limit. Pogaj kurseu në këtë tender plot 800 euro. Për t’u vlerësuar!

“Në krye të OBP-së tashmë është Arlinda, e cila së fundmi i është futur edhe biznesit të oksigjenit mjekësor. Tenderat e së cilës kanë qenë gjithmonë të dyshimtë, madje edhe të paracaktuar. Një dosje është në Prokurorinë e Posaçme, ku disa zyrtarë dhe pronarë të firmave janë nën hetim, duke iu sekuestruar dokumentacioni dhe celularët. Ka pasur dyshime tepër të mëdha se të gjitha tenderat e oksigjenit spitalor, gjatë kohës së COVID-it, apo edhe të periudhës së fundmi, janë fituar nga vetëm dy firma, GTS dhe MESSER” ishte denoncimi i redaksisë sonë.

Madje, e paralajmëruam Arlindën se “skema është e pastër, duke qenë se në këtë mënyrë nuk humb asnjë qindarkë e akorduar nga buxheti i shtetit”. Duket se drejtoresha e OBP-së dështoi në këtë skemë, nuk parandaloi fituesit e paracaktuar dhe për më tepër, ligjëroi një procedurë dukshëm të dyshimtë.

Ne e paralajmëruam Arlindën që të shkonte vetë apo të dërgonte vartës në disa spitale, për të parë se çfarë depozitash ishin vendosur. Duket se, nuk na dëgjoi, pasi vijoi të bënte statuse në rrjete sociale, teksa paratë e buxhetit të shtetit, të cilat i kanë besuar, po gllabërohen me skema të ditura.

Para

A e dini kush jam unë…/ Si u arrestuan 2 drejtorët e ONE Albania

Pas

Tendencat e reja të udhëtimit, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

Mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

08.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.