E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Sam Altman ofron 555 mijë dollarë për punën “më të frikshme në botë”

Korrieri nga Korrieri
30.12.2025
në Botë
A A
Sam Altman ofron 555 mijë dollarë për punën “më të frikshme në botë”
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kompania që qëndron pas ChatGPT, OpenAI, ka shpallur një vend vakant me pagë vjetore prej 555 mijë dollarësh, i shoqëruar me një përshkrim detyre që, sipas vëzhguesve do ta vinte në vështirësi edhe një “gjeni”.

Pozicioni, i quajtur “drejtor i përgatitjes” (head of preparedness), konsiderohet jashtëzakonisht sfidues, pasi personi i përzgjedhur do të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për mbrojtjen nga rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale gjithnjë e më të fuqishme, përfshirë ndikimet në shëndetin mendor të njerëzve, sigurinë kibernetike dhe rrezikun e përdorimit për armë biologjike.

Sfidat shtohen edhe nga frika e disa ekspertëve se sistemet e avancuara të inteligjencës artificiale mund të arrijnë të trajnohen vetë dhe potencialisht të veprojnë në mënyra që bien ndesh me interesat njerëzore.

“Ky do të jetë një punë stresuese dhe kandidati do të hidhet menjëherë në thellësi”, tha Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI, me seli në San Francisko, duke e cilësuar rolin si “kritik” për të “ndihmuar botën”.

Personi që do të marrë këtë detyrë do të merret me vlerësimin dhe zbutjen e kërcënimeve në zhvillim, si dhe me “monitorimin dhe përgatitjen për kapacitete të avancuara që krijojnë rreziqe të reja të dëmeve serioze”. Sipas raportimeve, disa nga drejtuesit e mëparshëm në role të ngjashme kanë qëndruar vetëm për periudha të shkurtra.

Shpallja vjen në një kohë kur brenda vetë industrisë së inteligjencës artificiale po shtohen paralajmërimet për rreziqet e teknologjisë. Të hënën, Mustafa Suleyman, drejtori ekzekutiv i Microsoft AI, deklaroi për BBC Radio 4: Sinqerisht mendoj se nëse nuk ndihesh pak i frikësuar në këtë moment, atëherë nuk po i kushton vëmendje.

Edhe Demis Hassabis, bashkëthemelues i Google DeepMind dhe fitues i Çmimit Nobel, paralajmëroi këtë muaj për rreziqe që përfshijnë mundësinë që inteligjenca artificiale “të dalë jashtë kontrollit dhe të dëmtojë njerëzimin”.

Në mungesë të rregullimit të fortë kombëtar apo ndërkombëtar dhe përballë rezistencës nga administrata e presidentit Donald Trump, sektori i inteligjencës artificiale mbetet kryesisht i vetërregulluar. Yoshua Bengio, një nga shkencëtarët më të njohur të fushës, ka ironizuar së fundmi: Një sanduiç ka më shumë rregullim sesa inteligjenca artificiale.

Në një postim në platformën X, Sam Altman theksoi se OpenAI ka ndërtuar një bazë solide për matjen e kapaciteteve në rritje të sistemeve të saj, por se tani nevojitet një kuptim më i thelluar për mënyrat se si këto kapacitete mund të keqpërdoren dhe si mund të kufizohen pasojat negative, pa humbur përfitimet e mëdha që ofron teknologjia. “Këto janë pyetje të vështira dhe ka shumë pak precedentë”, shkroi ai.

Një përdorues reagoi me ironi: “Duket shumë relaksuese, a përfshihen pushimet vjetore?”

Përveç pagës, pozicioni përfshin edhe një pjesë të papërcaktuar aksionesh në OpenAI, kompani që vlerësohet rreth 500 miliardë dollarë. Ndërkohë, kompania rivale Anthropic raportoi muajin e kaluar sulmet e para kibernetike të ndihmuara nga inteligjenca artificiale, ku sistemet vepruan pothuajse në mënyrë autonome nën mbikëqyrjen e aktorëve të dyshuar shtetërorë kinezë. OpenAI njoftoi gjithashtu se modeli i saj më i fundit ishte gati tre herë më i aftë për sulme kibernetike krahasuar me tre muaj më parë.

Paralelisht, OpenAI po përballet me padi ligjore. Njëra prej tyre është ngritur nga familja e një 16-vjeçari nga Kalifornia, i cili humbi jetën pasi, sipas padisë, ishte inkurajuar nga ChatGPT. Kompania ka deklaruar se teknologjia është keqpërdorur. Një tjetër padi, e depozituar këtë muaj, pretendon se ChatGPT ka përforcuar bindje paranojake të një burri 56-vjeçar nga Connecticut, i cili më pas vrau nënën e tij dhe humbi jetën.

Një zëdhënës i OpenAI tha se kompania po shqyrton dokumentet ligjore në këtë rast, të cilin e cilësoi si “jashtëzakonisht tronditës”, dhe se po përmirëson trajnimin e ChatGPT për të njohur shenjat e shqetësimit mendor apo emocional, për të ulur tensionin në biseda dhe për t’i drejtuar përdoruesit drejt mbështetjes në botën reale.

Para

“Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”, Rama: Ja sa do të rriten pensionet!

Pas

Ylli i Betlehemit, mister biblik apo kometë? Vjen shpjegimi i NASA-s

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.