Në kuadër të dinamikave të punës dhe riorganizimit të strukturave drejtuese, Policia e Shtetit ka njoftuar disa emërime dhe caktime të reja në drejtimin e Drejtorive Vendore të Policisë në disa qarqe të vendit.
Drejtues Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Ndërkohë, Drejtues Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndërsa Drejtues Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Sa i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, për shkak të rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në këtë drejtori. Për rrjedhojë, Fatmir Hoxha do të vijojë ushtrimin e detyrës si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Këto lëvizje synojnë forcimin e drejtimit dhe rritjen e efektivitetit të strukturave të Policisë së Shtetit në nivel vendor.















