E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

SHBA-të kishin planifikuar të pushtonin Kanadanë në vitin 1930. Tani Trump po ringjall frikërat e vjetra

Korrieri nga Korrieri
28.01.2026
në Botë
A A
SHBA-të kishin planifikuar të pushtonin Kanadanë në vitin 1930. Tani Trump po ringjall frikërat e vjetra
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një plan i klasifikuar amerikan i vitit 1930, i njohur si War Plan Red, parashikonte një pushtim të Kanadasë me përdorimin e armëve kimike, shkatërrimin e infrastrukturës dhe kontrollin e qyteteve kryesore për të neutralizuar çdo rezistencë civile. Sipas autorëve të planit, sulmi do të ishte i shpejtë dhe Kanadaja do të binte brenda disa ditësh.

Ky plan u hartua si pjesë e një strategjie kundër Britanisë së Madhe, ku Kanadaja do të shërbente si teatër i mundshëm lufte. Por tani, frika historike ka marrë përmasa të reja me politikat e jashtme agresive të SHBA-ve dhe veprimet e presidentit Donald Trump, shkruan The Guardian.

Në janar, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë diskutuan hapur përdorimin e forcës për të pushtuar Groenlandën për pozicionin strategjik dhe pasuritë minerale, duke ringjallur shqetësimet e fqinjëve të veriut. Ai gjithashtu i quajti kufijtë mes SHBA-ve dhe Kanadasë një “linjë artificiale” dhe sugjeroi se kontinentin mund ta bashkonte me forcë.

Trump postoi gjithashtu një imazh në rrjetet sociale ku flamuri amerikan mbulonte Kanadanë, Groenlandën dhe Venezuelën, një veprim që u kritikua fuqishëm nga ligjvënës kanadezë. Ekspertët thonë se këto deklarata nxjerrin në pah ankthin e vazhdueshëm të Kanadasë për vulnerabilitetin ndaj agresionit amerikan.

Thomas Homer-Dixon, studiues në institutin kanadez Cascade Institute, thotë se ndjekja e Groenlandës tregon “lakmi të hapur dhe pasuri” nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk ka asnjë justifikim real sigurie. Ai paralajmëron se Trump mund të përdorë propagandë për të demonizuar Kanadanë, duke përmendur kufirin e gjatë dhe trafikimin e drogës, për të justifikuar ndërhyrje të mundshme.

Kanadaja po merr masa për të forcuar mbrojtjen e saj. Një sondazh i vitit 2025 tregoi se 43% e kanadezëve e shihnin një sulm ushtarak amerikan brenda pesë viteve si të mundshëm. Ushtria kanadeze ka planifikuar trajnime për punonjës federalë dhe provincialë në përdorimin e armëve, drejtimin e automjeteve dhe pilotimin e dronëve për të rritur rezervat kombëtare. Aktualisht, rezervat përbëhen nga 4 mijë e 384 persona, por planet e reja synojnë rritjen e tyre deri në 300 mijë.

Homer-Dixon thekson rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me aleatët skandinavë dhe adoptimin e parimit të tyre.

“Nëse na sulmoni, mund të keni sukses, por do të vuani pasoja të mëdha”. Ai shton se ideja se “fuqia është e drejtë” ka qenë gjithmonë pjesë e kulturës amerikane dhe nuk ka zhdukur kurrë, duke ringjallur frikën historike të Kanadasë.

Para

Dy kushërinjtë plagosin me armë zjarri një person në Shijak

Pas

Tragjedia me tifozët e PAOK-ut që u aksidentuan në Rumani, identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

12.11.2026
10.4k
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.