E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Indiani rrëfen kushtet çnjerëzore në Tiranë: Si na mashtroi kompania, shoku tentoi vetëvrasjen…

Korrieri nga Korrieri
29.01.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Indiani rrëfen kushtet çnjerëzore në Tiranë: Si na mashtroi kompania, shoku tentoi vetëvrasjen…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Për të kuptuar se si është realiteti i punëtorëve të huaj në Shqipëri, duke kaluar nga teoria në praktikë, Inside Story ka arritur që të flasë me një nga personat që e shfaq hapur pakënaqësinë e tij për punën që ka gjetur në vendin tonë.

Ai është një djalosh nga India, i cili është bindur për të ardhur në vendin tonë rastësisht nëpërmjet një njoftimi të një agjencie rekrutuese.

“Unë jam nga India. Një ditë pashë një kompani në Linkedin, një kompani që quhet WFDM. Aplikova në WFDM për punë në Shqipëri. Më dhanë një punë dhe erdha këtu”, u shpreh denoncuesi nga India.

Kontrata e të riut indian është nënshkruar në vitin 2025, por, për arsye sigurie, nuk dëshiron që të shfaqë identitetin e tij të plotë, pasi i druhet faktit se mund të ketë pasoja hakmarrëse nga ana e kompanisë.

Ai tregon se në momentin e parë që mësoi në lidhje me vendin tonë nuk dinte asgjë, por filloi të kërkonte në Google se ku ishte

Shqipëria dhe kush ishin zonat me më tepër mundësi ekonomike në vendin tonë.

“Kërkova vendndodhjen, për Tiranën, Elbasanin, e të gjitha. Pashë se kush është vendi më i populluar i Shqipërisë dhe sa ishte popullsia e Shqipërisë”, u shpreh denoncuesi nga India.

Pas intervistave dhe kërkimeve të para, duke qenë se kishte nevojë për punë në mënyrë urgjente për shkak të kushteve të vështira në vendin e tij, indiani pranoi dhe erdhi me shpresa të mëdha në Shqipëri.

Ai mendoi se do të gjente një pagesë të mirë dhe kushte të favorshme të akomodimit, ushqimit dhe gjithçka tjetër.

“Aplikova në kompaninë. Më dhanë leje pune për këtë punë, punë si shofer shpërndarjesh”, u shpreh denoncuesi nga India.

Kur ishte ende në Indi, kompania rekrutuese i kishte premtuar se do të kishte akomodimin falas, ushqimin falas, në fakt sipas rregullave të shtetit shqiptar.

“Kjo është kontrata ime, rroga ime është 500 euro. Bëj 40 orë pune në javë, 8 orë punë në ditë. Nëse do të punosh shtesë, mund ta bësh. Nëse do të punosh shtesë. Agjencia më premtoi 500 euro rrogë. Erdha këtu, punova fort, punova jashtë orareve çdo ditë duke bërë orë ekstra”, u shpreh denoncuesi nga India.

Deri në këtë pikë gjithçka dukej normale. Por, kompanitë pritëse në fakt sipas legjislacionit shqiptar, duhet ti garantojnë disa kushte shumë të rëndësishme punëmarrësit përpara se ta afrojnë.

“Punëdhënësi për të marrë një punëtor të huaj duhet ti ofroj akomodim dhe ushqim. Nëse jo, pagesë ekstra. Kontratë të rregullt me punëtorët shqiptarë, jo diskriminim. Duhet të jetë biznes që paguan detyrimet, nuk lejohet që nuk je tatimpagues i rregullt, nuk aplikon dot”, u shpreh avokatja Xhina Veizi.

“Në kontrata duhet ti gjejnë akomodim, fjetje, energjinë elektrike dhe kjo shpeshherë janë neglizhuar dhe nuk janë ndjekur nga punëdhënësit shqiptar. Kjo ka bërë që të shtohen pakënaqësitë dhe të mos kenë rendimentin e pritshëm”, u shpreh eksperti i punësimit Arbër Xhihani.

Në fakt duket se premtime të tilla mbeten vetëm në bisedat paraprake me punëtorët e interesuar për punë, pasi realiteti është krejtësisht tjetër nga ai që premtohet. Në momentin që punëtorët nisin punë dhe vijnë në Shqipëri përballen direkt me tjetër realitet.

“Më tha kur bëra intervistën e parë, do të të jap ushqim falas. Ti punon për mua, por ushqimi është falas. Por unë paguaj gjithmonë, shkoj në market blej perimet dhe gjithçka, shkoj në shtëpi dhe i gatuaj. Nuk më japin ushqim falas. Së dyti, akomodimi, si shtëpia ime, do ma jepte kompania falas. Por paguaj çdo muaj 15 mijë lekë, 150 euro në muaj. Po ashtu 4 mijë lekë për energjinë elektrike”, u shpreh denoncuesi nga India.

Skandali thellohet dhe më tej kur mësojmë se indiani përveçse nuk merr trajtimin e premtuar, i mbahen dhe para të tjera nga rroga bazë prej 500 eurosh. Këto shkojnë për të paguar shtëpinë me qira dhe energjinë elektrike të banesës ku janë akomoduar.

Në deklaratën e akomodimit të siguruar nga Inside Story thuhet se banesa merret për një afat 1-vjeçar dhe detajet e vilës ku akomodohen. Në fakt, edhe këtu ka një truk në vete. Punëtori rrëfen se që në momentin e akomodimit ka një problem me banesën ku jetojnë.

“Në shtëpi ne jemi 17 njerëz në një vilë. Një dhomë e vogël, qëndrojmë 3 njerëz. Kemi 3 banjo. Ka vetëm 2 kuzhina”, u shpreh denoncuesi nga India.

Situata nuk është aspak e mirë për indianin që deklaron vështirësitë e jetesës në një ambient të përbashkët me aq shumë persona. Për të vërtetuar se fjalët e tij janë të vërteta, ai na ka vënë në dispozicion dhe një video që tregon realitetin e indianëve të rekrutuar nga agjencia në fjalë.

Problemet e energjisë elektrike janë të shpeshta, pasi duke qenë shumë persona në të njëjtin ambient, linja nuk i përballon elektro-shtëpiaket. Bazuar fjalëve të indianit, ata kanë kërkuar ngrohëse të reja për shtëpinë nga agjencia por janë përballur me arrogancën e tyre që nuk denjojnë as në kthimin e përgjigjes.

“Ngrohësja nuk është e mirë, nëse nuk të pëlqen, mund ta blesh për vete”, tha ai.

Ai madje tregon dhe bisedat e grupit dhe mesazhet që vijnë nga kompania janë arrogante dhe anashkaluese, duke mos konsideruar kërkesat e tyre.

“Aktualisht për punëtorët e huaj që vijnë në Shqipëri është njëlloj skllavërie moderne. Është njëlloj skllavërie moderne”, u shpreh avokatja Xhina Veizi.

“Shoku im tentoi vetëvrasjen”, u shpreh denoncuesi nga India./Inside Story

Para

Shtrenjtohet kafeja në Tiranë, por shqiptari nuk ngrihet ende nga lokali

Pas

Stuhia e fuqishme ‘Kristin’ godet Portugalinë dhe Spanjën, 6 viktima (VIDEO)

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.