E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“U divorcova se nuk i tregova çarçafët e virgjërisë”, akuza mes nuses dhe ish-vjehrrës në Durrës: Mos na pengo të takojmë djalin

Korrieri nga Korrieri
29.01.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“U divorcova se nuk i tregova çarçafët e virgjërisë”, akuza mes nuses dhe ish-vjehrrës në Durrës: Mos na pengo të takojmë djalin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një histori familjare e mbushur me konflikte, akuza dhe plagë të vjetra është bërë publike përmes emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke rikthyer në vëmendje ndërhyrjen e familjarëve në jetën bashkëshortore dhe pasojat që këto përplasje sjellin te fëmijët.

Disa ditë më parë, emisioni trajtoi rastin e dy gjyshërve nga Durrësi, të cilët, pavarësisht se dispononin një vendim gjykate, nuk arrinin të takonin nipin e tyre 8-vjeçar. Rasti u publikua pa identifikuar anëtarët e familjeve, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, dhe u mbështet në dokumente zyrtare si dhe në komunikim me institucionet përkatëse.

Pas transmetimit, nëna e të miturit kërkoi një ballafaqim me ish-vjehrrën, duke e akuzuar se kishte shpifur dhe kishte ngritur akuza të pavërteta për dhunë. Takimi u zhvillua në Durrës dhe fillimisht u shoqërua me përshëndetje dhe përqafime, por shumë shpejt situata degradoi në debate të forta dhe akuza të rënda që lidhen me jetën martesore dhe marrëdhëniet familjare.

Nusja deklaron se problemet me ish-vjehrrën kanë nisur që në fillim të martesës, pasi ajo nuk pranoi t’i tregonte çarçafët e virgjërisë, një veprim që, sipas saj, u kthye në shkak armiqësie dhe ndërhyrjesh të vazhdueshme në jetën e çiftit. Ajo pretendon se ish-vjehrra ndërhynte në çdo aspekt të marrëdhënies bashkëshortore dhe se kjo sjellje ndikoi drejtpërdrejt edhe në prishjen e martesës, duke çuar në divorc.

Nga ana tjetër, ish-vjehrra i mohon kategorikisht akuzat, duke theksuar se ka edhe dy nuse të tjera dhe se nuk ka pasur probleme me to. Ajo shprehet se qëllimi i saj i vetëm është të takojë nipin dhe të mos pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte. Gjatë debatit, ajo i drejtohet ish-nuses me fjalët: “Vazhdo jetën tënde, por mos na pengo të takojmë djalin.”

Në konflikt përfshihet edhe nëna e nuses, e cila akuzon ish-vjehrrën për ndërhyrje të thella në jetën private të çiftit dhe për ndikim negativ te djali i saj në mënyrën e sjelljes ndaj bashkëshortes. Ajo përmend edhe shqetësime për sjellje të papërshtatshme ndaj fëmijës, por thekson se nuk është deklaruar asnjëherë se djali ka abuzuar me nënën e tij.

Debati mes palëve mbetet i tensionuar dhe shpeshherë ish-vjehrrës nuk i është lënë hapësirë për të shprehur plotësisht versionin e saj. Në përfundim, nëna e nuses kërkon që ish-vjehrra të kërkojë falje publike për publikimin e rastit dhe akuzat e ngritura, ndërsa kjo e fundit refuzon dhe deklaron se do të ndjekë rrugën ligjore për të ushtruar të drejtën e saj për të takuar nipin.

Para

Vrau me thikë në zemër bashkëkombësin në Gjermani, shqiptari lirohet dhe merr dëmshpërblim!

Pas

Shtrenjtohet kafeja në Tiranë, por shqiptari nuk ngrihet ende nga lokali

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k

Boom-i Javës

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.