Një aksident me pasojë vdekjen e babait me të bijën është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Lezhë.
Sipas njoftimit të uniformave blu, automjeti i tyre u gjet në një kanal me ujë, në afërsi të fabrikës së çimentos.
Dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferes.
Viktima mbetën mjeku Anton Keçi dhe vajza e tij, studentja ekselente 19-vjeçare e Mjekësisë, Bora Keçi. Ka qenë djali i familjes Keçi i cili denoncoi mbrëmjen e djeshmë në
Një reagim është bërë edhe nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë, ku teksa shpreh ngushëllimet për familjarët shkruan se ajo “do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, arritjet e saj të shkëlqyera dhe vlerat që përfaqësonte”.
Postimi i plotë:
Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes ekselente të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Bora Keci.
Ajo do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, arritjet e saj të shkëlqyera dhe vlerat që përfaqësonte.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen.














