E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Investigim

Si përfundoi Kampi i Pionierëve në Dajt në duart e privatit: Nga prona shtetërore te resorti me vila

Korrieri nga Korrieri
11.05.2026
në Investigim, Slider
A A
Si përfundoi Kampi i Pionierëve në Dajt në duart e privatit: Nga prona shtetërore te resorti me vila
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

I fshehur prej vitesh pas pyjeve të Dajtit dhe kujtimeve të një kohe tjetër, ish-Kampi i Pionierëve po përgatitet të transformohet në një resort privat me hotel dhe vila, pas një historie të gjatë transferimesh, shitjesh aksionesh dhe vendimesh që sot ngrenë pikëpyetje të forta mbi mënyrën sesi një pronë shtetërore përfundoi në duar private.

Kompleksi, i konsideruar dikur si një nga asetet më prestigjioze rekreative të Tiranës para viteve ’90, shërbente si kamp pushimi dhe hotel për pionierët, me godina akomoduese, ambiente shërbimi dhe një shesh të madh në zemër të Malit të Dajtit. Pas ndryshimit të sistemit, prona kaloi nën administrimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, organizatë që përfitoi qindra prona publike në të gjithë vendin.

Me kalimin e viteve, një pjesë e konsiderueshme e këtyre pronave u shitën ose u transferuan, ndërsa i njëjti fat ndoqi edhe Kampin e Pionierëve. Fillimisht prona iu dha me qira një shtetasi të huaj, më pas aksionet ndryshuan disa herë pronar, deri sa kontrolli i plotë kaloi te familja Malo, e cila zotëron sot kompaninë “Dajtel” dhe operatorin e teleferikut “Dajti Ekspres”.

Në prill të vitit 2026, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit shqyrtoi rishikimin e lejes së ndërtimit për projektin që parashikon rikonstruksionin e ish-Kampit dhe ndërtimin e një kompleksi të ri hotelerie e vilash në zonë.

Sipas dokumenteve të projektit, zona e zhvillimit përfshin rreth 80 mijë metra katrorë tokë, ku përfshihen godina ekzistuese e Kampit të Pionierëve, fusha përballë teleferikut dhe disa objekte të tjera ndihmëse. Projekti synon rikthimin e godinës kryesore në funksion hotelerie me standard 4 ose 5 yje, ndërsa përreth saj do të ndërtohen 12 vila druri të stilit skandinav.

Në dokumentet e masterplanit thuhet se ndërhyrja synon “rijetëzimin” e zonës dhe minimizimin e ndikimit në natyrë, ndërsa aktiviteti do të fokusohet te turizmi malor dhe rekreacioni.

“Propozimi synon përmirësimin e gjendjes së degraduar të zonës dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara”, thuhet në relacionin teknik.

Por përtej projektit arkitektonik, dokumentet hedhin dritë edhe mbi mënyrën sesi prona u transferua gradualisht në sektorin privat.

Në vitin 2019, BSPSH shiti 2% të aksioneve të kompanisë për vetëm 10 mijë euro, ndërsa në vitin 2025 u shitën edhe 8% të tjera për rreth 42 mijë euro. Transaksionet konsiderohen të papërfillshme krahasuar me vlerën reale të një prone prej 8 hektarësh në zonën turistike të Dajtit.

Përmes këtyre lëvizjeve, familja Malo mori kontrollin e plotë të kompanisë dhe të pronës, duke u bërë përfituesja finale e një prej aseteve më të njohura shtetërore të periudhës para viteve ’90.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se projekti i ri nuk kufizohet vetëm te restaurimi i godinës ekzistuese. Zona është konceptuar si një kompleks i integruar hotelerie, rekreacioni dhe rezidencash turistike, me ndarje funksionale mes pjesës së hotelit dhe zonës sportive e rekreative.

Në qendër të projektit do të krijohet një shesh kryesor që do të shërbejë si nyje lidhëse mes zonave të kompleksit, ndërsa vilat do të ndërtohen në pika të larta të terrenit për të siguruar pamje panoramike dhe ndriçim natyral.

Historia e Kampit të Pionierëve rikthen edhe një herë në vëmendje debatin mbi mënyrën sesi prona publike kaloi nga shteti te Sindikatat dhe më pas në sektorin privat, përmes shitjeve të njëpasnjëshme dhe vlerave minimale, ndërsa institucionet ligjzbatuese nuk kanë hapur ende një hetim të plotë mbi procesin e tjetërsimit të saj./korrieri

Para

Këshilli i Medias: Vendimet e gjykatave për fshirjen e artikujve cënojnë lirinë e shtypit

Pas

Rama: 60% e kohës televizive i jepet opozitës, mediat në Shqipëri nuk janë të kapura

Nga Kategoria

VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese
Aktualitet

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë
Aktualitet

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë
Show Bizz

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.