E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Karavastaja, kontrata me Voltalia që ktheu çmimin “rekord” në faturë 111 milionë euro për shqiptarët

Korrieri nga Korrieri
21.05.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim, SPAK News
A A
Karavastaja, kontrata me Voltalia që ktheu çmimin “rekord” në faturë 111 milionë euro për shqiptarët
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sektori i energjisë rikthehet sërish në qendër të dyshimeve për abuzime të mëdha me paratë publike. Pas anijeve “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, që u prezantuan si zgjidhje për krizën energjetike, por nuk prodhuan energji ndërkohë që u kushtuan shqiptarëve afro 80 milionë euro, një tjetër rast ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si qeveria ka menaxhuar kontratat në energji.

Në fokus është Parku Fotovoltaik i Karavastasë, projekti i prezantuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku si një sukses i madh për Shqipërinë, për shkak të çmimit 24.89 euro për megavat/orë që kompania Voltalia ofroi në ankandin e vitit 2020.

Por dokumentet, kontratat dhe raportet zyrtare të ERE tregojnë një tjetër histori. Ajo që iu shit publikut si çmim rekord i ulët, rezulton se më pas është kthyer në një skemë ku KESH ka blerë të gjithë energjinë e prodhuar nga Karavasta Solar me çmime shumë më të larta se ato të shpallura në fillim.

Sipas kontratës fillestare, gjysma e prodhimit, 70 MW, do të blihej nga shteti me çmim fiks 24.89 euro/MWh për 15 vite, ndërsa pjesa tjetër do të shitej nga kompania në treg të lirë. Ky ishte edhe thelbi i ankandit ndërkombëtar.

Por më 15 korrik 2022, pas ndryshimit të marrëveshjes së blerjes së energjisë, Karavasta Solar nuk do ta shiste më energjinë te FTL, siç ndodh me shumicën e prodhuesve të tjerë të energjisë së rinovueshme, por drejtpërdrejt te KESH.

Ky ndryshim është thelbësor. Raporti Vjetor i ERE për vitin 2024 konfirmon se e gjithë energjia e prodhuar nga Karavasta Solar është përfshirë në prodhimin total të KESH, pasi KESH ka lidhur kontratë për blerjen e gjithë sasisë së prodhuar nga kompania.

Sipas të dhënave të ERE, në vitin 2024 Karavasta Solar prodhoi 258.382 MWh energji, të cilat KESH i bleu me çmim mesatar 65.33 euro/MWh, me vlerë totale 20.256.693 euro me TVSH.

Kjo do të thotë se çmimi real i blerjes nuk është ai që u shpall publikisht në ankand. Nëse gjysma e prodhimit duhet të blihej me 24.89 euro/MWh, atëherë pjesa tjetër rezulton të jetë paguar me një çmim shumë më të lartë, rreth 105.77 euro/MWh.

Ky është ndryshimi që e kthen një kontratë të prezantuar si sukses publik në një faturë të rëndë për buxhetin dhe konsumatorët shqiptarë.

Sipas përllogaritjeve mbi prodhimin e vitit 2024, nëse gjysma e energjisë do të paguhej me 24.89 euro/MWh dhe gjysma tjetër me çmimin tavan 55 euro/MWh, vlera totale pa TVSH do të ishte rreth 10.3 milionë euro. Por faktikisht, sipas ERE, KESH ka paguar 16.88 milionë euro pa TVSH.

Diferenca vetëm për një vit arrin në rreth 6.5 milionë euro. Nëse kjo llogari shtrihet përgjatë gjithë periudhës së kontratës, dëmi i mundshëm përllogaritet në mbi 111 milionë euro.

Rasti bëhet edhe më problematik sepse Raporti i ERE për vitin 2025 konfirmon se nga 53 centrale fotovoltaike në prodhim, 42 shesin energjinë te FTL, 9 operojnë në treg të lirë, ndërsa vetëm Karavasta Solar ia shet të gjithë energjinë KESH.

Kjo e vendos kompaninë në një pozitë të veçantë dhe të favorshme krahasuar me prodhuesit e tjerë.

Në këtë histori dalin edhe emrat e zyrtarëve që kanë pasur rol në procedura, nga Belinda Balluku te Enea Karakaçi dhe Ergys Verdho. Pikërisht ndryshimet kontraktuale, kalimi nga FTL te KESH dhe mënyra se si u trajtuan balancimet e energjisë janë pjesët që kërkojnë hetim të thelluar nga drejtësia.

Për më tepër, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka paralajmëruar Shqipërinë për shkelje të rregullave të tregut europian të energjisë dhe të balancimit, duke kërkuar masa deri më 1 korrik 2026.

Pyetja kryesore është e thjeshtë: A ishte Parku i Karavastasë një investim strategjik në interes të Shqipërisë, apo një kontratë e ndërtuar për të favorizuar një kompani të vetme, me kosto të rëndë për shqiptarët?

Për këtë nuk mund të japë përgjigje politika. Përgjigjen duhet ta japin dokumentet, auditimet dhe hetimi penal. Por të dhënat e deritanishme tregojnë se çmimi 24.89 euro/MWh, i shitur si sukses historik, është kthyer në një faturë shumë më të lartë për KESH dhe për qytetarët shqiptarë.

Para

“Do të mbështes SPAK”, kandidati për ambasador në Tiranë, Eric Wendt në Senat: Katër prioritetet e mia në Shqipëri

Pas

Braçe shpërthen ndaj Kadastrës: Pallati i djegur te “Farmacia 10” u legalizua pa kolaudim, institucionet në gjumë

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.3k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave
Aktualitet

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k

Boom-i Javës

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.