E shtunë, 19 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Muç Nano më erdhi në zyrë, u shtri në kolltuk dhe më tha…”/ Rama: Dorëheqje? Disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë në dorë

Korrieri nga Korrieri
08.06.2026
në Aktualitet
A A
“Muç Nano më erdhi në zyrë, u shtri në kolltuk dhe më tha…”/ Rama: Dorëheqje? Disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë në dorë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në 35-vjetorin e degës së Partisë Socialiste në Elbasan, foli për Zvërnecin, duke deklaruar se pse nuk do ta japë dorëheqjen si kryeministër siç kërkojnë protestuesit.

“Si mund ne të katandisemi e të bëhemi pre e ca injorantëve që shkojnë me demek për të mbrojtur mjedisin dhe flasin për Shqipërinë e shqiptarëve e për të huajt që duhet t’i përzëmë nga Shqipëria, dhe flasin për pronat e pronarëve që duhen konfiskuar, e për pronat e shtetit, që unë nuk e di çfarë duhet bërë. Çfarë është kjo? Kjo është një budallallëk i madh dhe në këto momente, pikërisht në këto momente, kur Shqipëria është duke u përballur me sfidën më të madhe të vetes historike dhe kur kombi shqiptar është përballë realizimit të një momenti po aq historik sa Lidhja e Prizrenit, siç është futja në BE, këto janë axhenda dhe lëvizje dhe marrëzira që shkojnë në drejtim të gabuar në sensin e historisë.

Unë nuk diskutoj këtu kanë të drejtë apo s’kanë të drejtë. Nuk është ky thelbi i çështjes, gjithkush ka të drejtë të ketë opinionin e vet. Por nëse ti je i shqetësuar për flamingot, natyrën, për se si një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën, por të ndihmojë Shqipërinë, ti je i pari që je i shqetësuar për faktet, jo për gënjeshtrat. Je i pari që duhet t’u bësh jehonë të vërtetave, jo manipulimeve.

Dorëheqje? Cilën dorëheqje, nga çfarë? Dorëheqje nga misioni i PS-së për të anëtarësuar Shqipërinë në BE? Kush do të shkojë ta përfaqësojë Shqipërinë atje? Kush do të ulet atje për të negociuar me BE-në? Kush do t’i dalë për zot Shqipërisë? Ata që kujtojnë se mjafton të vishesh si flamingo dhe je sexy e do të vijnë të tjerët nga pas?

Ne, ndërkohë që ka dalë edhe teoria e tradhtarëve, këto janë marrëzira të cilat vendet i kanë paguar shumë shtrenjtë. Po nuk shkoj deri te Gjermania se do më thonë pse i ngatërron këta? Nuk i ngatërroj me nazistët. Nazizmi triumfoi jo se ishin disa njerëz të këqij që morën përsipër ta çonin Gjermaninë në atë rrugë, por se shumë njerëz të mirë shkuan pas të këqijve“, tha ai.

Rama është shprehur kritik, duke akuzuar protestues, qytetarë, blogerë e gazetarë. Ky reagim i tij vjen pas protestave që janë zhvilluar prej disa ditësh në Tiranë dhe jo vetëm.

Një akuzë Rama e pati edhe për Mustafa Nanon.

“Ne nuk jemi tradhtarë, na tregojnë këta korrupsionin, blogerë që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit që unë i ka treguar pa lekë kur isha i ri. Dhe një euro taksë nuk paguajnë ata. Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë në dorë. Vijnë këtej dhe u qajnë hallit flamengove… Moral nga Mustafa Nano që erdhi në zyrën time u shtri në kolltuk dhe tha nuk kam fuqi të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador”, tha ai.

Para

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike

Pas

“Do të fus thikën”/ Denoncimi i qytetarit: Si një taksist më kërcënoi pranë “Taiwanit” në Tiranë

Nga Kategoria

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të
Aktualitet

Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar

19.09.2026
10.3k
Po shoqëronte vajzën e vogël për në shkollë, përplaset për vdekje nga kamioni i plehrave 44-vjeçarja shqiptare në Itali (emri)
Aktualitet

Po shoqëronte vajzën e vogël për në shkollë, përplaset për vdekje nga kamioni i plehrave 44-vjeçarja shqiptare në Itali (emri)

19.09.2026
10.3k
“Don’t disturb”, me Dritëro Agollin pas shpine dhe me sekretare për shënime, Balluku bën takime partie në bibliotekën e qytetit
Aktualitet

“Don’t disturb”, me Dritëro Agollin pas shpine dhe me sekretare për shënime, Balluku bën takime partie në bibliotekën e qytetit

19.09.2026
10.3k
Plani grek për ripopullimin e Çamerisë, 10 mijë euro kush shkon në Filat, Sul apo Konicë
Aktualitet

Plani grek për ripopullimin e Çamerisë, 10 mijë euro kush shkon në Filat, Sul apo Konicë

19.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Po fshihet në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait, pista e fundit çon drejt kufirit!

Po fshihet në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait, pista e fundit çon drejt kufirit!

17.09.2026
10.4k
Plani grek për ripopullimin e Çamerisë, 10 mijë euro kush shkon në Filat, Sul apo Konicë

Plani grek për ripopullimin e Çamerisë, 10 mijë euro kush shkon në Filat, Sul apo Konicë

19.09.2026
10.3k
Rama dhe Gregu marrin “bekimin” në Malin Athos, gati për trashëgimin e pushtetit?

Rama dhe Gregu marrin “bekimin” në Malin Athos, gati për trashëgimin e pushtetit?

18.09.2026
10.4k
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale

Vendi më i varfër në Europë që paguan naftën më të shtrenjtë

18.09.2026
10.4k
Gjyqi në Hagë/ Bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë/ Bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

16.09.2026
10.4k
Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi: Nga lufta e 1999-ës, në politikë e 27 vite më pas fajtorë në Hagë

“UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit” – Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

17.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

14.09.2026
10.5k
Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

14.09.2026
10.5k
Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

16.09.2026
10.4k
Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

15.09.2026
10.4k
“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

17.09.2026
10.4k
Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

14.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.