E shtunë, 19 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Të gjithë e dinë çfarë kemi bërë ne për Shqipërinë dhe flamurin” – Rama iu përgjigjet protestuesve: Çfarë duan këta patriotë?

Korrieri nga Korrieri
08.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Të gjithë e dinë çfarë kemi bërë ne për Shqipërinë dhe flamurin” – Rama iu përgjigjet protestuesve: Çfarë duan këta patriotë?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të hënë në Shkodër, në kuadër të turit të takimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Në aktivitetin e zhvilluar në Kalanë e Shkodrës me mbështetës dhe anëtarë të PS-së, Rama komentoi edhe protestat e fundit të zhvilluara në Tiranë.

Duke iu referuar protestuesve, kreu i qeverisë përdori simbolikën e legjendës së Rozafës, duke thënë se ashtu siç ndërtohej ditën dhe prishej natën, edhe sot ka përpjekje për të penguar rrugëtimin e vendit.

Ai tha se shumë prej protestuesve janë nxitur nga informacione të pavërteta dhe pretendime për plane të fshehta që, sipas tij, nuk ekzistojnë.

“Na vënë stërkëmbësha për të na rrëzuar, por të gjithë e shohin çfarë kemi bërë për Shqipërinë dhe për flamurin kombëtar. Është e lehtë të flasësh për flamurin, ta marrësh dhe ta lidhësh në qafë për t’u dukur patriot, por nuk ka lidhje me patriotizmin.

Është më e lehtë të bërtasësh dhe të këndosh këngë patriotike, por nuk është aspak e lidhur me patriotizmin e vërtetë dhe me flamurin.

Patriotizmi nuk është të përdorësh fyerje apo këngë për të sulmuar ata që nuk mendojnë si ti dhe jo vetëm nuk mendojnë si ti, por janë me detyrën e udhëheqjes së vendit, sepse shumica që nuk mendon si ti i ka zgjedhur ata dhe jo ty. Kjo nuk është patriotike”, tha ai.

“Çfarë duan këta patriotët, se realisht nuk dëgjon asgjë. Ishte dikush dje që thoshte se Edi Rama i ka ulur qëllimisht biletat e avionëve që sa më shumë njerëz të marrin avionin dhe të ikin nga Shqipëria. Çfarë duan tani, t’i rrisim çmimet e biletave të avionëve? Këtu thuhet gjithçka dhe nuk mbahet përgjegjësi për atë që thuhet.

Shpërthejnë ethet ambientaliste të të gjithë shqiptarëve, në thonjza, sepse në fakt janë vetëm disa që thonë ‘ne jemi populli, ne jemi Shqipëria’. Çohuni nga kafet, mos rrini ulur. Ata nuk duan të dinë që njerëzit që janë në kafe mund të kenë qenë gjithë ditën në punë. Por u thonë ‘hajdeni me ne’. Për ku? Si papritur u zgjuan një ditë dhe të gjithë u bënë ambientalistë, ndërkohë që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë nga unë dhe nga ju.

Ku ishin këta kur në Shqipëri kërciste gjuetia ilegale, kur vriteshin çdo ditë zogj e kafshë të mbrojtura? Ku ishin këta kur ishte në fuqi ligji për importin e plehrave? Ku ishin këta kur pyjet ishin bërë vendi ku nuk dëgjohej asnjë zog?

Nuk po ju kërkoj llogari atyre që ishin 10 vjeç atëherë, por atyre që sot përpiqen të marrin peng këtë moment shqetësimi të natyrshëm dhe këtë nevojë krejt legjitime të qytetarëve që papritur u gjendën përballë një alarmi dhe dolën në rrugë për ta ndalur, sepse menduan se ka një plan për të shkatërruar një zonë të mbrojtur.

I kuptoj në fillim, por nuk i kuptoj kur shkojnë pas një retorike që nuk e njohin ose nuk duan ta dëgjojnë, dhe harrojnë krejtësisht me kë kanë përballë. Kur them me kë kanë përballë, kam parasysh veten time, qeverinë tonë, shumicën tonë, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Harrojnë se kanë përballë një forcë që mund ta kritikosh, por askush nuk mund të thotë se ka tradhtuar ndonjëherë interesin kombëtar. Nuk e ka bërë dje, nuk e bën sot dhe nuk do ta bëjë kurrë, sepse interesi kombëtar ka qenë për ne një pikë e palëvizshme referimi”, tha Rama.

Para

Helmuan Elbasanin, Shapllo dhe Orgocka “shpërblehen” me tenderin 4 milionë euro nga OSHEE me 99 % të fondit!

Pas

Kush është ambasadorja e re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë?

Nga Kategoria

Plani grek për ripopullimin e Çamerisë, 10 mijë euro kush shkon në Filat, Sul apo Konicë
Aktualitet

Plani grek për ripopullimin e Çamerisë, 10 mijë euro kush shkon në Filat, Sul apo Konicë

19.09.2026
10.3k
Rama dhe Gregu marrin “bekimin” në Malin Athos, gati për trashëgimin e pushtetit?
Aktualitet

Rama dhe Gregu marrin “bekimin” në Malin Athos, gati për trashëgimin e pushtetit?

18.09.2026
10.4k
Bëri punimet skandaloze në Qukës-Qafë Plloçë, ARSSH i jep ALBAVIA-s tenderin e radhës
Aktualitet

Bëri punimet skandaloze në Qukës-Qafë Plloçë, ARSSH i jep ALBAVIA-s tenderin e radhës

18.09.2026
10.4k
Gazetari zbulon këshillën e Clintonit ndaj Thaçit: Mos bëj marrëveshje me Rusinë!
Aktualitet

Gazetari zbulon këshillën e Clintonit ndaj Thaçit: Mos bëj marrëveshje me Rusinë!

18.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zbulohet skema si FGP belge ‘fundosi’ klanin e Gerd “Gjeneralit”, kush është ‘Arbeni’ që ra në grackë!

Zbulohet skema si FGP belge ‘fundosi’ klanin e Gerd “Gjeneralit”, kush është ‘Arbeni’ që ra në grackë!

16.09.2026
10.4k
Bëri punimet skandaloze në Qukës-Qafë Plloçë, ARSSH i jep ALBAVIA-s tenderin e radhës

Bëri punimet skandaloze në Qukës-Qafë Plloçë, ARSSH i jep ALBAVIA-s tenderin e radhës

18.09.2026
10.4k
Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin!

Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin!

14.09.2026
10.4k
Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

14.09.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Erion Veliaj kërkon sot lirinë dhe nisjen e hakmarrjes ndaj Edi Ramës

15.09.2026
10.4k
Si u arrestua për falsifikim pronari i tokës së sherrit mes biznesmenëve në Palasë

Si u arrestua për falsifikim pronari i tokës së sherrit mes biznesmenëve në Palasë

18.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

14.09.2026
10.5k
Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

14.09.2026
10.5k
Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

16.09.2026
10.4k
Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

15.09.2026
10.4k
“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

17.09.2026
10.4k
Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

14.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.