E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Foto/ Plas sherri brenda PS-së: Udhëzimet për propagandë u bënë lajm! (Dalin SMS-të e deputetëve)

Korrieri nga Korrieri
09.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Foto/ Plas sherri brenda PS-së: Udhëzimet për propagandë u bënë lajm! (Dalin SMS-të e deputetëve)
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një dokument i publikuar nga Kapitali, ku Edi Rama udhëzonte deputetët dhe partinë se si duhet të reagonin publikisht për protestën, ka krijuar shqetësime dhe tension brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Pas publikimit të lajmit, kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ka kërkuar në grup-chatin e deputetëve që të mos rrjedhin në media dokumentet e brendshme.

Me një fjalor tipik nga kohërat e hershme të Partisë së Punës, zoti Balla ka kërkuar disiplinë të brendshme.

“Shoqe dhe shokë, materialet që ndahen këtu për narrativën janë për përdorim të brendshëm, jo për t’u ndarë me palë të tjera”, shkruan Taulant Balla.

Me shqetësim për këtë situatë shkruan edhe drejtoresha e Komunikimit të Edi Ramës, Jonida Shehu.

“Unë kam menduar që ju vlejnë këto materiale për linjë, se për media i shpërndaj vetë, s’kam nevojë për këtë lloj shkathtësie. Megjithatë, faleminderit shumë për lehtësimin”, shkruan Shehu.

Shqetësimit në formë proteste i është bashkuar edhe Zamira Sinaj, deputetja e re socialiste e Vlorës, e cila kaloi ylberin dhe nga Partia Demokratike iu bashkëngjit PS-së.

Zonja Sinaj ka një lidhje të fortë me punët e bregdetit, si deputetja që propozoi ligjin e turpshëm për të dhënë portet turistike pa garë te oligarkët.

“Nëpër portale është bërë lajm para se (udhëzimi) të shpërndahej te grupi, gati tre orë më parë”, shprehet Sinaj, thuajse me të njëjtat tone shqetësimi dhe proteste si atëherë kur ishte në çadrën e Lulzim Bashës.

Për shkak të kësaj situate të tensionuar, në debat ka pasur edhe fërkime mes zonjës Shehu dhe zonjës Sinaj. Shkak për këtë është bërë përdorimi i pasthirrmës “moj” nga Shehu kundrejt Sinajt.

“Ju lutem drejtohuni me etikë, pasi jemi deputetë të zgjedhur dhe jo moj dhe ore. No comment”, shkruan Sinaj, e revoltuar me Shehun.

Në këto përplasje, që po cenonin unitetin e partisë, nuk mund të mungonte Ardit Bido, deputeti patriot i Sarandës, i cili në protestën e Zvërnecit ka marrë detyrën për të demaskuar agjenturat greke.

“Ju lutem diskutimet kalojini në privat. Njoftimet të mbajmë këtu dhe udhëzimet”, shkruan Bido.

Vulën debateve ua ka vënë deputeti tjetër riosh i socialistëve, Erion Malaj. Ky njihet si deputeti vizionar, i cili propozoi krijimin e SHA-së që do të bëjë tenderat e IT-së, por që më pas nuk e kujtonte se çfarë kishte propozuar.

“Mendoj që problemet dolën. I qëndrojmë atyre që thamë më sipër dhe bëjmë pak kujdes“, shkruan Malaj.

Siç duket nga debatet, më të shqetësuarit për rrjedhjen e informacionit dhe më të prekurit në dinjitet nga kjo janë deputetët që përdoren për të propozuar ligjet e plaçkitjes dhe ata që ngrenë kartonin si robotë, duke votuar çdo nismë të mbrapshtë që u kërkohet, pa guxuar të bëjnë asnjë pyetje./Kapital

Para

Paralajmërimi i Komisionit Europian: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Pas

“Në Shqipëri po protestohet kundër oligarkisë globale” – Rama i përgjigjet senatorit të njohur amerikan

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.