E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Përgjimet e SPAK! Pazaret me “kokat e drogës” në Green Coast: Samir Mane do 3 milion euro…

Korrieri nga Korrieri
12.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Përgjimet e SPAK! Pazaret me “kokat e drogës” në Green Coast: Samir Mane do 3 milion euro…
106
NDARJE
10.6k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Përgjime dhe komunikime të përfshira në një dosje hetimore ku SPAK goditi një grup kriminal me 20 persona të përfshirë hedhin dritë mbi një marrëveshje të dyshuar që lidhet me përfshirjen e tokës së Alfredo Hamzait në kompleksin rezidencial “Green Coast” shkruan InfoNews.

Sipas materialeve hetimore, në shkurt të vitit 2021 është diskutuar pagesa e një shume prej 2 deri në 3 milionë euro, e cila, sipas dyshimeve të hetuesve, do të shërbente për sigurimin e lejes së ndërtimit për projektin rezidencial. Në komunikime përmendet biznesmeni Samir Mane, ndërsa si ndërmjetës i mundshëm identifikohet Ilir Shtufi.

Në një bisedë të datës 24 shkurt 2021, Artur Koçeku i komunikon Alfredo Hamzait se pas kontakteve me Ilir Shtufin dhe Samir Manen, këtij të fundit i kërkohej një shumë prej 3 milionë eurosh për përfshirjen e tokës në kompleks.

Sipas analizës së bisedave të datës 27 shkurt 2021, palët dyshohet se kanë rënë dakord për pagesën e shumës së kërkuar. Dokumenti hetimor ngre dyshime se një pagesë paraprake prej rreth 1 milion eurosh mund të jetë kryer tashmë.

Materialet e dosjes sugjerojnë gjithashtu se marrëveshja parashikonte ndërtimin e 40 vilave, ku 20% e tyre do t’i përkisnin Alfredo Hamzait. Ndërkohë, Artur Koçeku shprehet se ka kërkuar një hotel me 120 dhoma, i cili do të ishte në pronësi të tij dhe të Hamzait.

Autoritetet vijojnë hetimet për të verifikuar vërtetësinë e këtyre komunikimeve dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përmendur.

Pjesë nga Dosja e SPAK:

Në bisedën e datës 18.02.2021, evidentohet fakti se bashkëbiseduesit komunikojnë lidhur me mundësinë e dhënies së një vlere parash që varion nga 2 deri në 3 milionë euro shtetasit Samir Mane, me qëllim nxjerrjen nga ky i fundit të lejes së ndërtimit për projektin rezidencial në pronën e personit nën hetim Alfredo Hamzai. Sipas komunikimit, shtetasit kanë planifikuar ndërtimin e rreth 30 vilave dhe një hoteli. Ndërmjetës në këtë komunikim me shtetasin Samir Mane dyshohet të jetë shtetasi Ilir Shtufi.

Në bisedën e datës 24.02.2021, personi nën hetim Artur Koçeku i shkruan personit nën hetim Alfredo Hamzai se ka folur me Lirin (Ilir Shtufi) me Zamirin (Samir Mane) dhe ky i fundit i ka thënë se do tre milionë euro që ta përfshijë tokën e Alfredo Hamzait në kompleks.

Në bisedën e datës 27.02.2021, evidentohet fakti se shtetasit kanë vendosur të zgjedhin opsionin e dhënies së tre milionë eurove shtetasit Samir Mane për përfshirjen e tokës së Alfredo Hamzait në kompleksin Green Coast. Nisur nga fakti se personi nën hetim Artur Koçeku shprehet se “mund të na kërkojë i mili cash fjera shpija zamiri”, dyshohet se tashmë këtij të fundit i është dhënë një shumë parash, që dyshohet se mund të jetë 1 milion euro. Nga analiza e bisedës arrihet në përfundimin se marrëveshja me Samir Mane është që ky i fundit të marrë pagesën prej tre milionë euro dhe të kryejë ndërtimin e 40 vilave, nga të cilat 20% do t’i jepen personit nën hetim Alfredo Hamzai. Sa i përket hotelit, Artur Koçeku shprehet se e ka kërkuar hotelin me 120 dhoma dhe do jetë i këtij të fundit dhe Hamzait. /infonews.al 

Para

Ka marrë 1 milion euro cash…2 të tjera më vonë! Përgjimet e SPAK të grupit kriminal për Samir Mane

Pas

SPAK i sekuestron kompaninë dhe 138 milionë euro biznesmenit Redi Struga

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k

Boom-i Javës

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.